United Hospital

Isufi i bindur: Haradinaj bëhet kryeministër

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, është shprehur i bindur se koalicioni PAN, pjesë e të cilit është partia e tij, do ta krijojë qeverinë e re të vendit.

Ai ka thënë në RTV Dukagjini se kandidati i PAN’it për kryeministër, Ramush Haradinaj, do të mbështetet nga deputetët e partive të tjera që do të përfaqësohen në Kuvendin e ri, përkundër mohimeve nga aktorë të caktuar se një gjë e tillë do të ndodhë.

Isufi ka thënë se në Kosovë është dëshmuar se nuk ka ‘jo’ përfundimtare dhe ‘kurrë’.

Mobi Casa

“Është vërtetuar, gjatë të gjitha mandatave, që ka pasur deklarata shumë anti, por në fund interesi i qeverisë, interesi i lidhur për interesat e mëdha të vendit, për kauzat e Kosovës, edhe në lidhje me angazhimin ndërkombëtar, janë arritur pajtime që janë dukur në fillim të pamundshme”, është shprehur Isufi, raporton Gazeta Express.

“Tabutë janë thyer qysh herët, janë thyer që në qeverinë e parë, kur zoti Haradinaj ka bërë koalicionin me Rugovën, që atëherë ka qenë bukur, shikuar në atë rrethana që kanë ekzistuar, i pamundur. Por, megjithatë, është bërë…”, ka thënë Isufi. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.