GRANDEMALL

Isufi: Gjashtë mujori i parë me bilanc pozitiv për “Eco – Higjienën”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Drejtori Ekzekutiv Bajram Isufi thotë se që pas marrjes së të gjitha masave dhe riorganizimeve të vazhdueshme në kompani po ashtu edhe në ngritje të efikasitetit të shërbimeve ndaj Institucioneve, bizneseve dhe qytetarëve kemi arritur për herë të parë të mbyllim gjashtë mujorin e parë me bilanc pozitiv.

Isufi thotë për rajonipress se pas këtyre rezultateve në mbledhjen e fundit të Bordit të Drejtorëve është marr vendim që të kemi një ngritje të lehtë të pagave në mënyrë lineare nga 20 € për çdo punëtor, raporton rajonipress.

Drejtori Ekzekutiv thotë se pas ngritjes së performances së Kompanisë çdo ditë dhe duke e parë këtë rezultat inkurajues, edhe Komuna e Kamenicës ka vendosur që njësia e Kamenicës e ndarë para dy viteve t`i rikthehet “Eco Higjienës” dhe nga data 1 gusht 2014 do të menaxhohet edhe ajo njësi nga ana e Kompanisë “Eco-Higjiena”.

Hidromorava

Drejtori Bajram Isufi thotë se gjatë kësaj periudhe Kompania ka marr po ashtu gjitha masat të ngrisë cilësinë e Shërbimeve në sipërfaqe Publike si në Gjilan po ashtu edhe në Komunën e Vitisë, ku me këtë rast duhet falënderuar veçanërisht drejtorët e Shërbimeve Publike dhe stafin e tyre të të dyja komunave për mbështetjen dhe bashkëpunimin e treguar.

Isufi sërish u bënë apel të gjitha bizneseve dhe qytetarëve të Komunave Gjilan, Viti, Kamenicë, Novoberd që t`i kryejnë obligimet e pagesës së faturave ndaj kompanisë ku mund të bëjnë edhe Riprogramim të Borxhit e me këtë rast kompanisë t`iu mundësohet të ofroj shërbime edhe më të mira dhe më efikase.

Për periudhën e qëndrimit të bashkatdhetarëve në rajonin tonë, duke e ditur që kemi ngritje të volumit të mbeturinave ne kemi marr masa dhe kemi ngritur kapacitetet tona për ofrimin e shërbimeve në kohë reale dhe sa me cilësore thotë Isufi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.