Fundamenti

Isufi: FAK-u të mos kushtëzohet me procese tjera

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryetari i Komisionit për Mbikqyrjen e FSK-së, Ahmet Isufi, është shprehur optimist për kalimin e amendamenteve kushtetuese për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK).

Ai në një prononcim përmes telefonit ka thënë për Indeksonline se ky proces nuk duhet të kushtëzohet me asnjë proces tjetër.

Eco Higjiena

“Ne kemi përgatit amendamentet të cilat e bëjnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, një ushtri e re e Kosovës e cila do të jetë kontribuues e paqes për Kosovës, për rajonin, por edhe në misionet e jashtme. Kemi besim se do të kaloj, sepse është disponim i të gjitha partive politike dhe konsideroj se ky proces nuk duhet të kushtëzohet me asgjë tjetër dhe nuk duhet të ndërlidhet me procese tjera”, tha Ahmeti.

Ndryshe, në seancën e ditës së hëne të Kuvendit është paraparë miratimi i amendamenteve kushtetuese për krijimin e FAK-ut, por deputet nga radhët e minoriteteve po kushtëzojnë këtë me ulëset e rezervuara.