ARKATANA

Isufi: Eco-Higjiena e nisë vitin 2014 me projekte madhore

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Bajram Isufi drejtor ekzekutiv në Eco-Higjiena thotë për rajonipress se vitin 2014 e nisin me projekte shumë të rëndësishme të cilat do të ndikojnë pozitivisht në shërbimet më cilësore për qytetarët e Gjilanit. Eco-Higjiena tashmë ka marrë epitetin dhe performancën e një kompanie më të suksesshme në Kosovë dhe ne do ta dëshmojmë këtë tha Isufi.

Eco-Higjiena vitin 2014 e nisë me projekte konkrete duke filluar me një pilot projekt në dy lagjet e qytetit “Dheu i Bardhë” dhe “Dardania”. Kështu thotë për rajonipress drejtori ekzekutiv Bajram Isufi, raporton rajonipress.

Isufi tha se Eco-Higjiena si një kompani që është marrë si model dhe si storije e suksesit në kuadër të Partneritetit Publiko Privat në Kosovë, do të mundohet që të jetë në shërbim të qytetarëve, duke u ofruar atyre shërbime të shpejta e cilësore.

Isufi tha se tashmë qytetarët janë vetëdijesuar dhe po kryejnë obligimet e tyre të inkasimit. Sipas tij edhe ardhja e mërgimtarëve ka ndikuar pozitivisht në arkën e kësaj kompanie, por ajo që vlerësohet pozitive mbetet fakti se ka filluar një bashkëpunim dhe një vetëdijesim i qytetarëve për të kooperuar me projektet konkrete që kjo kompani po i realizon në teren.

ARKATANA

Tashmë Eco-Higjiena ka nisur pilot projektin në dy lagje të qytetit “Dheu i Bardhë” dhe “Dardania” e cila ka të bëjë me zbrazjen e hedhurinave shtëpiake çdo dy javë.”Ne duam të rrisim kapacitetin e kamionëve për grumbullim mbeturinash në mënyrë që edhe lagjet tjera të qytetit të furnizohen me hedhurinar ekologjik” tha Isufi.

Isufi, tha se kanë 141 punëtorë të angazhuar dhe primare e kanë grumbullimin e mbeturinave dhe bartjen e tyre, por edhe menaxhimin e pastërtisë në qytet, varreza, treg e gjetiu.

Isufi tha se partneri austriak është treguar shumë serioz dhe i përkushtuar dhe deri tani ka investuar mbi 500 mijë euro, ku edhe ka trajnuar punëtorët në Gjermani, brenda kompanisë dhe se e gjithë kjo është bërë falë angazhimit të menaxhmentit. “Na duhet mbështetje institucionale edhe nga qytetarët në mënyrë që të kemi më shumë të hyra sepse nga inkasomi i mirë ne edhe mund të investojmë dhe realizojmë projekte të dobishme për Gjilanin” tha Isufi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.