UBT

Isufi: As Komuna e as Kuvendi nuk kanë përparuar sa i përket transparencës

/ 23 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nevzad Isufi ka thënë se në vend se ajo të rritej, përkundrazi, ajo ka ardhur duke rënë dukshëm në disa fusha, krahasuar edhe me vitin e kaluar, në mesin e të cilëve është edhe Kuvendi. Ky nuk është konstatim yni, por i Institutit Demokratik të Kosovës ( KDI), por gjithsesi edhe ne kemi tërhequr vërejtjen vazhdimisht për këtë, si për marrjen e vendimeve të ndryshme, çështjet e buxhetit etj. Mos transparencë kemi edhe me çështjen e borxheve të komunës, të cilat ende nuk u definuan qartë sa janë, sa janë shlyer, sa kanë mbetur, kujt i kemi borxh etj., edhe pse tash jemi në vitin e tretë të kësaj qeverisjeje, e nuk kemi reagim dhe insistim të anëtarëve të Kuvendit për këtë, sidomos nga pozita.

Në një konferencë shtypi shefi i grupit të këshilltarëve të VV-së, Nevzad Isufi, ka folur e vlerësuar punën njëvjeçare të Kuvendit Komunal duke dhënë vërejtje e gjetje të shumta.

Isufi ka thënë se gjatë vitit 2015 janë mbajtur gjithsejte 11 mbledhje të Kuvendit të Komunës, në të cilat janë shqyrtuar çështje të ndryshme nga kompetencat e tij. Numri i seancave të mbajtura të Kuvendit Komunal janë në pajtim me nenin 43.2 të LVL, i cili parasheh se Kuvendi i Komunës mban së paku 10 seanca në vit, pesë nga të cilat duhet të mbahen gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit.

Plani vjetor i punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2015

Isufi ka thënë se një ndër dokumentet e rëndësishme për mbarëvajtjen e seancave të Kuvendit të komunës, është plani vjetor i punës së tij. Ky plan në vitin e kaluar është miratuar me një vonesë të madhe prej katër muajsh, apo më konkretisht ai është aprovuar në seancë e muajit prill, kështu që Kuvendi për katër muaj ka punuar pa plan të miratuar të punës. Kjo është përgjegjësi e Kryesuesit të Ekzekutivit, pra e Kryetarit të Komunës, e Kryesueses së Kuvendit, Zyrës ligjore dhe Njësisë organizative të administratës komunale, të cilat nuk kanë marrë me kohë veprime përkatëse.

Përpos kësaj mangësie, të cilën e theksova e që dukshëm ka ndikuar edhe në punën, mbarëvajtjen dhe efikasitetin e Kuvendit, do të paraqes edhe disa mangësi apo vërejtje lidhur me procedurën e miratimit të këtij plani. Plani është dashur të miratohet në seancë e muajit nëntor të vitit 2014.

Pas hartimit të projektit të këtij plani, domosdo është dashur t’i dërgohet të gjitha komuniteteve të Kuvendit për shqyrtimin e çështjeve nga fusha e vet përkatëse, me ç’rast do të bëheshin edhe propozime e vërejtje, të cilat eventualisht do të përfshiheshin në projektin e planit (kjo praktikë rregullative është e pranishme që nga viti 2012, pra nuk është diçka e re).

Në këtë plan të vonuar dhe të aprovuar pa përfillur procedurat e duhura, nuk janë përfshirë edhe shumë çështje nga këto fusha që janë kompetenca të Kuvendit të Komunës, si: administrata e përgjithshme, shëndetësia dhe mirëqenia sociale, zhvillimi ekonomik, komunitetet, bujqësia dhe pylltaria, inspeksioni, auditimi i brendshëm, prokurimi, integrimet evropiane, informimi, të drejtat e njeriut, barazia gjinore etj. Në një masë të njëjtë po thuajse është praktikuar edhe këtë vit, sa i përket planit të punës së Kuvendit, me ç’rast pas aprovimit të punës së Kuvendit, bëhen planet e punës së Komiteteve. Pra, praktikat e gabuara vazhdojnë.

KPF-ja, si organizues i këtij plani, gjatë tërë vitit 2015 nuk e ka parë të arsyeshme që ky plan të shqyrtohet dhe në ndërkohë të plotësohet, siç është thënë kur ne kemi dhënë vërejtje konkret, e përkundër premtimeve , kjo nuk ka ndodhur.

Angazhimi i anëtarëve të Kuvendit si dhe qasjet, qofshin ato grupore apo personale, ju keni pasur rastin t’i shihni, por varësisht nga interesimi, kanë mund t’i shohin edhe qytetarët. Duke qenë se roli i opozitës është kryesisht rol i një kujdestari të gabimeve, ne grupi opozitar i LVV jemi përpjekur, që si në vitin 2014, ashtu edhe në vitin 2015, ta përmbushim detyrën tonë, në mënyrën më të mirë të mundshme, mirëpo a kemi arritur ta bëjmë kështu siç kemi dashur, do ta vlerësojnë qytetarët, të cilët jo rrallë këto angazhime i marrin edhe përmes informimit, pra prej ju gazetarëve dhe mjeteve të informimit përgjithësisht.

Pra, përmes përfaqësimit tonë në KPF, në Komitete, në Kuvend, kemi nisur shumë çështje të rëndësishme për jetën e qytetarëve, ca prej të cilëve kanë qenë të hulumtuara nga vet ne, e ca nga vet qytetarët. Kështu, me nismën e opozitës, kuptohet edhe të grupit të LVV, pas një kërkese të përsëritur në çdo seancë, në periudhën e kaluar dhe pas një presioni ndaj pozitës, është arritur të trajtohet në seancën e Kuvendit të komunës, gjendja në arsim dhe çështja e ndërtimeve pa leje.

Madje për të parën, pra çështjen e arsimit në komunën tonë, ndonëse ishte e paraparë edhe me planin e punës së kuvendit, u dashtë të mblidhen nënshkrime, për seancë të jashtëzakonshme, e të cilën pozita e sabotoi, vetëm për faktin se këtë e ka thirr opozita. Ndërsa për të dytën, pra çështjen e ndërtimeve pa leje, ndonëse kërkesa për shqyrtim u bë në fillim të vitit, ajo u realizuar vetëm në seancën e para fundit të vitit. Pra pas një pritjeje tejet të gjatë, gati njëvjeçare. Madje për të dyja këto pika të rendit të ditës, kur erdhën më në fund, për to nuk patë asnjë material të përgatitur nga pozita, vetëm për faktin se ato u kërkuan nga opozita.

Çështja e arsimit si një ndër çështjet më të rëndësishme, që nga marrja e pushtetit të pozitës aktuale, është ballafaquar me shumë vështirësi, siç janë: mosrrespektimi i masave ligjore e nënligjore. Me rastin e shpalljes së konkurseve për vende të punës, të drejtorëve dhe zv.drejtoreve, të shkollave dhe personelit tjetër mësimor në institucionet e arsimit, mosrespektim të institucionit të konkursit dhe zbatimit të procedurave, të intervistave të kandidatëve, punës së komisioneve të intervistave, përbërjes së kundërligjshme të paneleve për intervistim, përzgjedhjes së kandidateve, kryesisht të bashkëpartiakëve etj.

Nga viti 2014 e deri në dhjetor të vitit 2015, mëse 50 vende të punës në shkollat e mesme të mesme janë zëvendësuar pa procedura, pa konkurs. Këto vende kanë të bëjnë me zëvendësimin e punëtorëve të pensionuar, punëtorëve në pushime të lehonisë, punëtorët që kanë marrë pushim pa pagesë, ose vende të punës që kanë të bëjnë me mësim zgjedhor.

Sipas rregullave ligjore në fuqi, në fushën e arsimit, pa zbatimin e procedurës së konkursit, nuk mund të bëhet pranimi i kandidatëve në marrëdhënie pune në institucionet arsimore.

Të gjitha vendet punës të plotësuara pa konkurs nga përgjegjësit në drejtorinë e arsimit, kanë qenë të fshehura, kështu që kryetarit të komunës dhe drejtorit të Drejtorisë ju shërbyen për manipulime përkatëse. Nuk është e drejtë që vetëm njerëzit e afërt të drejtorëve, familjarët e tyre, të këshilltarëve e vet këshilltarët të punësohen, pa përfillur institucionin e konkursit, pa iu nënshtruar konkurrencës.

Në muajin qershor të vitit 2015, pas kontrollit që i është bërë Drejtorisë Komunale të Arsimit nga Inspeksioni Rajonal i Arsimit përkitazi me parregullsitë në zbatimin e rregullave ligjore për punësim të personelit arsimor, janë konstatuar parregullsi në këtë drejtori. Për këtë Inspeksioni Rajonal i Arsimit i ka rekomanduar Drejtorisë së Arsimit të shpallë konkurs për pranimin në punë në institucionet e arsimit.

Më në fund konkursi është shpallur nga fundi i vitit, ndërsa pas një vonese të theksuar, kemi edhe vendimin që është publikuar rezultatet e tij para pak ditësh. Ndërsa me rastin e trajtimit të çështjes së arsimit në komunën e Gjilanit, kolegu im nga LVV në emër të grupit pat propozuar një listë pre 25 rekomandimeve për tejkalimin e gjendjes aktuale në arsim, por kryesuesja e Kuvendit fare nuk i hodhi në votim. Pra faktet që propozoi opozita u injoruan.

Pak a shumë kështu ndodhi edhe me çështjen e ndërtimeve pa leje, e cila si çështje më në fund edhe u pranua të shtrohet si pikë e rendit të ditës, në fund të vitit, ndonëse kërkesa ishte shtruar në fillim të vitit. Në këtë rast opozita ofroi argumente të pakontestueshme për këto ndërtime, për numrin prej më se 50 ndërtesash pa leje, duke përshirë edhe stacionin e derivate “HIB Petrol” në fshatin Shillovë. Përkundër kësaj gjendjeje alarmante në këtë fushë, Inspeksioni i ndërtimit nuk ka rrënuar asnjë objekt, me gjithë vendimet e formës së prerë. Pra, për këto çështje pozita ka heshtur, duke injoruar këto fakte. Madje edhe kur u propozuar që të formohet një komision i përbashkët pozitë-opozitë, për verifikimin e gjendjes faktike në teren, përkitazi me këtë dukuri të kundërligjshme dhe të dëmshme, pozita nuk e votoi këtë dhe debati u mbyll, pa kurrfarë rekomandimi veprues, edhe pse u diskutua me orë.

Raporti pozitë – opozitë

Që nga fillimi i punimeve të përbërjes së këtij Kuvendi, raportet kanë qenë vazhdimisht të tensionuara. Propozimet dhe kërkesat e anëtarëve të Kuvendit të opozitës në vazhdimësi kanë qenë konkrete dhe të arsyeshme, po në pjesën dërmuese ato janë injoruar nga pozita. Gjatë gjithë vitit janë aprovuar 2 a 3 çështje të propozuara nga opozita, pasi që s’kanë pasur hapësirë më, për t’iu ikur dhe tash tërë kohën i përmendin ato si një përfillje e opozitës. Ato nuk janë bërë për hirë të opozitës, por për hirë të çështjeve që si të tilla kanë qenë të patejkalueshme. Njëra ndër mënyrat e mbikëqyrjes së punës së ekzekutivit nga Kuvendi është parashtrimi i pyetjeve e kërkesave nga anëtarët e Kuvendit. Gjatë vitit që lamë pas, anëtarët e grupit tonë janë dalluar me parashtrimin e pyetjeve dhe kërkesave të ndryshme, të cilat kanë të bëjnë me angazhimet e kryetarit të Komunës, të Kryesueses së Kuvendit, të gjitha drejtorive, zyrave e njësive, por lidhur me përgjigjet në kërkesat e anëtareve të Kuvendit, ne si grup opozitar jemi të zhgënjyer përgjithësisht. Pra me ndonjë përjashtim, pozita- pjesa ekzekutive, nuk kanë treguar gatishmëri për të dhënë përgjigje, ose ato janë dhënë me disa muaj vonesë, ose përgjigjet janë të tilla që nuk kanë fare të bëjnë me pyetjen e parashtruar. Natyrisht edhe këtu ka përjashtime, ta zëmë për ne më efikas kanë qenë Drejtoria e Bujqësisë dhe Drejtoria e Kadastrit.

E dimë që me nenin 39 të LV parashihet që anëtari i Kuvendit të Komunës mund të kërkoj nga Kryetari i Komunës informacione, që janë të nevojshme për punën e tij si anëtar i Kuvendit. Këtë detyrim të tij ligjor Kryetari i Komunës pjesërisht e ka përmbushur, për shkak se nuk ka qenë i pranishëm në seancat e Kuvendit të Komunës. Dhe kur ne kemi kërkuar nga ai që të ndikojë te drejtorët që të japin përgjigje në pyetjet tona, ai ka kërkuar nga drejtorët që këtë ta bëjnë, por ata nuk i janë përgjigjur kësaj.

Gjetjet: Kuvendi ka përmbushur detyrimet ligjore për sa i përket numrit të seancave gjatë vitit 2015.

Prania e anëtarëve të Kuvendit ka qenë e kënaqshme. Seancat e Kuvendit kanë qenë të hapura për qytetarët, ndonëse tash në sallën e re mungon hapësira e mjaftueshme si për qytetarët, ashtu edhe për anëtarët e Kuvendit.

ARKATANA

Njoftimet për seancat e Kuvendit, me ndonjë përjashtim, nuk janë dërguar në afatin ligjor prej 7 ditë pune, siç parasheh neni 43.3 LVL. Dhe kjo shkelje vazhdon të praktikohet edhe më tutje.

Në disa raste ka ndodhur që me njoftimin për mbajtjen e seancës, anëtareve të Kuvendit, nuk i është dërguar materiali në tërësi, por pas një, dy a tri ditësh është dërguar pjesa shtesë.

KPF, por edhe komitetet tjera vazhdojnë edhe në këtë mandat praktikën e papranueshme që të mos dërgojnë kuvendit rekomandimet.

Jo rrallë Kryesuesja e Kuvendit vetëm në fillim të seancës së Kuvendit e bënë verifikimin koorumit për seancat e Kuvendit. Ndërsa e ka për detyrë që këtë ta bëjë për çdo vendim, përkatësisht për çdo votim të Kuvendit.

Kryetari i Komunës dhe Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, nuk ndërmarrin veprime përkatëse, që si ata ashtu edhe drejtorët e drejtorive, të japin përgjigje në pyetjet e shtruara të anëtarëve të Kuvendit.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës nuk ka ndërmarrë masa të nevojshme, për publikimin e njoftimit përmes shpalljeve publike, në vendet më të frekuentuara brenda territorit të Komunës.

Shumica e komiteteve të Kuvendit nuk kanë pasur plane vjetore të punës, ose ato nuk kanë qenë të njohura për anëtarët e Kuvendit. Kështu që ato kanë vepruar nga rasti në rast.

Me rastin e shqyrtimit të propozim-vendimeve për emërimin e anëtarëve të komiteteve, komisioneve, si në KPF, ashtu edhe në Kuvend, nuk kanë qenë të propozuar emrat e kandidatëve për anëtarë, por projekt-vendimet janë miratuar pa pasur emrat e anëtarëve, e pastaj pas seancës së Kuvendit, në mënyrë të kundërligjshme janë plotësuar emrat e anëtarëve.

Kryesuesit e Komiteteve dhe të Komisioneve në mënyrë të kundërligjshme dhe diskriminuese janë emëruar vetëm përfaqësues të LDK-ës, e asnjë nga partitë opozitare, madje as nga përbërja e koalicionit. Me një veprim të tillë, janë shkelur rregullat e LVL dhe të ligjit kundër diskriminimit.

Po ashtu, zëvendësimi i anëtarëve të komiteteve bëhet pa vendim të Kuvendit.
Gjithashtu në mënyrë të kundërligjshme e ushtrojnë funksionin e anëtarëve të komiteteve, një numër i shërbyesve civil, gjë që dhe paraqet konflikt interesi. (p.sh. në K. për Shëndetësi, në K. për Shërbime publike).

Përpos KPF-ës edhe komitetet tjera rekomandojnë për shqyrtim në Kuvend materialet përkatëse nga kompetencat e tyre. Por as KPF e as Komitetet tjera për çështjet e shqyrtuara nga kompetencat e tyre, fare nuk i paraqesin Kuvendit raport me rekomandimet dhe caktuesin e raportuesit për Kuvend. Në seancat e KPF-ës kanë ndodhur që shumë materiale nuk janë shqyrtuar fare, me arsyetimin se do të debatohen në seancat e Kuvendit. KPF, si komitet obligativ dhe themelor, asnjëherë nuk e ka trajtuar çështjen e Komiteteve dhe komisioneve tjera. KPF që nga fillimi i mandatit të tij, asnjëherë nuk i ka shqyrtuar planet vjetore të punës së Drejtorive dhe njësive tjera organizative të administratës komunale.

Komiteti për barazi gjinore e ka filluar aktivitetin e vet në pjesën e fundit të vitit të kaluar.

Duke u nisur nga ndonjë përjashtim Kryesuesja e Kuvendit, e cila sipas dispozitave të LVL, njëherit është edhe Kryesuese e KPF-ës, edhe kryesuesit e Komiteteve tjera nuk janë nivelin e detyrave të tyre, ngase nuk bëjnë përpjekje të mjaftueshme për t’u aftësuar për punën e tyre. Personeli i cili i shërben komitetet dhe komisionet gjithashtu nuk janë në lartësinë e duhur profesionale.

Çështja e punës së Komisionit për statut dhe akte tjera normative, që nga seancat e para ku është punuar në plotësime dhe ndryshime të Statutit, nuk është aktiv dhe as ka kryer ndonjë detyrë, që do të thotë se ai është jofunksional që nga viti 2014. Nga askush nuk është dhënë ndonjë arsyetim pse ka ndodhur kjo, kur e dimë se janë aprovuar një varg rregulloresh e vendimesh në të cilat ato do të mund të jepnin kontributin e tyre profesional.

Gjatë vitit 2015, Kuvendi i Komunës në seancat e mbajtura ka miratuar më tepër se 7 projektrregullore dhe një sërë projekt-vendimesh, të cilat fare nuk janë shqyrtuar nga ky komision dhe as që është kërkuar mendimi i tij profesional.

Madje Projektrregullorja mbi ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për organizimin, kompetencat dhe përgjegjësitë e administratës komunale, 01.nr.8355, është aprovuar me 10 muaj vonesë, ndërsa është dashur të të miratohet më së voni në seancën e Kuvendit të muajit shkurt, që i bie se Kuvendi dhe organet e tij kanë punuar me rregullore të pa harmonizuara me statutin e aprovuar.

Angazhimi i drejtorëve të drejtorive dhe të njësive tjera organizative:
Kuvendi me anëtarët e tij e posaçërisht ata të pozitës janë përgjegjës edhe për mos ushtrim të trysnisë në kuptimin pozitiv, ndaj Kreut të ekzekutivit, që për drejtorë të emëroj njerëz profesionistë (disa drejtori që nga fillimi janë udhëhequr nga drejtorë jo profesionistë).

Madje edhe me rastin e riformatimit të Qeverisë, siç e ka quajtur z. Haziri, nuk kemi ndonjë performancë më të mirë. Gjatë këtij reformatimi kanë ndodhur edhe veprime të çuditshme, nga se pikërisht drejtorët e suksesshëm, siç e kanë pranuar edhe ata vet, i ka ndërruar z. Haziri, pa dhënë asnjë shpjegim as për Kuvendin dhe as për qytetarët. Madje ndërrime të tilla, kur puna dhe suksesi nuk janë kriter, por raporti personal apo baza e afërsisë, mund të ndikojnë dukshëm negativisht, edhe për stafin tjetër udhëheqës. Rasti konkret i shkarkimit të Drejtorit të Shërbimeve publike, z. Sokol Hazirit dhe emërimi në vend të tij i z. Naser Korça.

Gjetjet;
1. Përveç Drejtorisë së Kadastrit dhe asaj për Mbrojtje dhe Shpëtim, njësitë tjera organizative të administratës komunale nuk kanë pasur plane të punës, siç kërkohet me rregullore për kompetencat e drejtorive komunale. Planet e punës të dy drejtorive janë shqyrtuar në Komitetet përkatëse.
2. Si në vitin 2014, ashtu edhe në vitin 2015 asnjë plan vjetori i punës së drejtorive komunale, përpos atyre të përmendura më lartë, njësitë tjera nuk kanë pasur plane pune dhe si të tilla nuk janë shqyrtuar në KPF.

Ne si subjekt politik në përbërjen e Kuvendit aktual, konsiderojmë se të gjitha këto drejtori dhe njësi duhet të kenë planet e punës dhe të cilat domosdoshmërisht duhet të shqyrtohen në KPF, e ky është edhe sponzorues i të gjitha materialeve të Kuvendit të Komunës, përveç çështjeve nga fusha e Komuniteteve. Të gjitha këto janë përgjegjësi edhe e Kryesueses dhe e kreut të ekzekutivit, nën vartësinë e të cilit janë të gjithë drejtorët e të gjitha drejtorive dhe njësive të administratës komunale.

Përgjegjëse kryesore e mos paraqitjes së planeve të punës por edhe e miratimit të tyre shkel e shko, është Kryesuesja e Kuvendit, e cila mund t’ia kthej ekzekutivit për shqyrtim çdo plan i cili nuk është bërë mirë ose nuk është punuar seriozisht dhe vetëm kur kjo të bëhet, pranohet dhe shqyrtohet edhe në KPF e pastaj rekomandohet edhe në Kuvend.
3. Kryetar i komunës ka mungesa të theksuara në seancat e Kuvendit, ndërsa nuk ka marrë pjesë qoftë edhe një herë të vetme në seancat e KPF-ës, gjatë këtij mandati, e mos të flasim për seancat e Komiteteve tjera. Gjë që për ne është papërgjegjësi e Kryetarit. Besoj që për një mandat qeverisës kjo ka mundur të bëhet, për të treguar kështu një përfillje minimale të trupave të Kuvendit.
4. Kryetari i Komunës, gjatë vitit të kaluar vazhdimisht kanë munguar në seanca të Kuvendit, ndërsa edhe në ato që ka marrë pjesë, në shumë prej tyre i ka lënë me shumë se përgjysmë.
5. Kryetari i komunës nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë të KKSB-ës, ku edhe është kryesues i tij. Ai nuk ka marrë pjesë as në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme siç është çështja e buxhetit.
6. Kryetari i komunës, në seancën e tetorit të vitit të kaluar të Kuvendit të Komunës pat sjellur për shqyrtim në Kuvend Raportin e punës për periudhën janar-dhjetor 2015, por në seancë nuk ishte i pranishëm, dhe vetëm pas këmbënguljes së opozitës që ai të jetë i pranishëm në këtë rast, kjo pikë u tërhoq nga rendi i ditës. Ndërsa në seancën tjetër përkundër kërkesës së opozitës që raporti të futet në rendin e dite, ky propozim u refuzua nga Kryesuesja e Kuvendit, me arsyetim se paraqitja e raportit nëntëmujor, nuk është detyrim ligjor. Këto injorime si nga Kryesuesja, si nga Kryetari i komunës janë të papërgjegjshme.
7. Kryetari i komunës gjatë vitit të kaluar ka realizuar disa vizita në SHBA, Gjermani, Bruksel, Austri, Zvicër, Turqi dhe Shqipëri, por as KPF-ës, as Kuvendit nuk i është paraqitur ndonjë raport për vizitat e tilla, edhe pse anëtarët e Kuvendit nga opozita vazhdimisht kanë kërkuar.
8. Edhe ky veprim i Kryetarit është një papërgjegjësi shtesë ndaj anëtarëve të Kuvendit nga opozita, por edhe që tregon mungesë të transparencës.
9. Kryetari i Komunës thotë se Gjilani më mirë se çdokush tjetër në Kosovë i plotëson kushtet për investime të jashtme, por investime të tilla nuk duken askund. Thonë nëse s’kanë ndodhur këtë vit do të ndodhin vitin tjetër. Këto investime do të rrisnin mirëqenien ekonomike të qytetarëve, e që nënkupton edhe hapjen e vendeve të reja të punës, por këto deri më tash mbeten vetëm fjalë.
10. Besoj që të gjithë do të donim, që komuna jonë të kishte kapacitete të tilla ekonomike që t’u ndërtonte, meremetonte shtëpi e paguante qiranë për banim të gjithë skamnorëve, por këtë ta bënte me para te veta, ndërsa ato që janë donacion i qytetarëve të ishin shtesë, por kjo me këtë moszhvillim ekonomik do të jetë vetëm një ëndërr. Por ajo që është bërë, duhet përshëndetur dhe kurajuar, ndërsa donatorët zemërgjerë, duhet falënderuar shumë për gjestin e tyre human. Por nga ana tjetër, duhet pasur transparencë të plotë si për fondin, si për manaxhimin e tij, si për kriteret e vendosur për përfituesit etj. Gjëra për të cilat ne si anëtarë të Kuvendit, nuk kemi pasur rastin të informohemi, e besoj as qytetarët edhe pse këtë e kemi kërkuar.

Për sa i përket transparencës, as komuna e as Kuvendi nuk kanë përparuar, në vend se ajo të rritej, përkundrazi, ajo ka ardhur duke rënë dukshëm në disa fusha, krahasuar edhe me vitin e kaluar, në mesin e të cilëve është edhe Kuvendi. Ky nuk është konstatim yni, por i Institutit Demokratik të Kosovë ( KDI), por gjithsesi edhe ne kemi tërhequr vërejtjen vazhdimisht për këtë, si për marrjen e vendimeve të ndryshme, çështjet e buxhetit etj.
Mostransparencë kemi edhe me çështjen e borxheve të komunës, të cilat ende nuk u definuan qartë sa janë, sa janë shlyer, sa kanë mbetur, kujt i kemi borxh etj.,
edhe pse tash jemi në vitin e tretë të kësaj qeverisjeje, e nuk kemi reagim dhe insistim të anëtarëve të Kuvendit për këtë, sidomos nga pozita.

Nga insistimet e shpeshta në Kuvend, është arritur që të shtyhet ekzekutivi dhe operatorët e angazhuar nga ai, në përfundimin e projektit te varrezat e dëshmorëve, dhe është bërë një punë e mirë, ndonëse ende nuk është përfunduar tërësisht dhe dihet që ky është projekt i dy mandateve qeverisëse. I tillë është rasti edhe me projektin e parkut në lagjen Dardania, që bëhet edhe me donacion dhe mbase do të përfundoj së shpejti. Ka edhe plot projekte të tjera të vogla që janë realizuar, por ngecjet janë kryesisht te projektet më të mëdha, disa nga të cilat kanë ngecur, disa ende nuk janë filluar e disa po shtyhen nga viti në vit. Sikur qytetarët të kishin mundësi që ashtu si donatorët, për mosrealizim të projekteve të parapara të kërcënonin të tërhiqnin fondet e tyre, sigurisht se do të ishin realizuar me shumë projekte, por këtë mundësi qytetarët si taksapagues nuk e kanë.

Ne si grup opozitar mendojmë se Kuvendi i Komunës, si institucioni kryesor, me qëndrimin, respektimin rigoroz të ligjeve, rregulloreve, me debatet përmbajtësore dhe parimore, do të impononte mundësinë që të kemi edhe një ekzekutiv edhe më të përgjegjshëm në raport me gjithë qytetarët, pavarësisht nga kush udhëhiqet ai. Por kjo nuk mund të bëhet pa eliminuar shumë parregullsi të cilat u apostrofuan më lartë, e të cilat përgjegjësit i kanë anashkaluar ka thënë Nevzad Isufi- shef i grupit
të anëtarëve të Kuvendit nga LVV./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.