Isufi: AAK-ja liderë në Anamoravë
Gjilan – Ahmet Isufi nënkryetar i AAK-së në nivel vendi në një bashkëbisedim me kryetarët e nëndegëve të disa lagjeve të Gjilanit ka thënë se AAK-ja në Gjilan është parti lidere dhe tashmë ajo po pranohet nga të gjitha grupimet politike në këtë regjion.
Nënkryetari i AAK-së në nivel vendi dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Ahmet Isufi edhe njëherë ka shprehur besimin se AAK në Gjilan do të dali fituese meqë tashmë është bërë lidere për Anamoravë. “Unë s`kam asnjë dilemë se AAK në Gjilan do të dali fitimtare dhe do të jetë e pranueshme edhe për qytetarët e Gjilanit. AAK edhe me program e koncept është parti lidere dhe krahasuar me të tjerët jemi shumë larg” ka thënë Isufi.
Isufi, ka thënë se tani është koha që secili anëtarë i Aleancës në Gjilan, t`i përdorë të gjitha energjitë, në mënyrë që i gjithë angazhimi dhe puna si brenda degës poashtu edhe në teren, të ketë sa më shumë efikasitet dhe dinamizëm. “Në mënyrë që të arrijmë të realizojmë atë për çfarë po punojmë tani, në nëntor, duhet mobilizim, angazhim dhe ndarje e detyrave”, ka thënë nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi.
Nga vet kryetarët e nëndegëve ku kanë marrë pjesë edhe Selami Xhemajli e Nazim Gagica është thënë se gjendja në teren është vlerësuar e mirë dhe se kjo gjendje po shkon duke u përmirësuar dita ditës, ndërsa është premtuar se do të punohet me po të njëjtin intensitet, derisa të arrihet synimi kryesor i Aleancës në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. /rajonipress/


