FIDANISHTJA

Isufi : AAK do t`i fitojë zgjedhjet në Gjilan e Kosovë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Dega e AAK-së në Gjilan të enjten zyrtarisht ka hapur fushatën zgjedhore brenda këtij subjekti politik. Ahmet Isufi dhe Besnik Tahiri thanë se AAK është e përgatitur të qeverisë me Kosovën dhe Gjilanin.

Dega e AAK-së në Gjilan edhe zyrtarisht ka filluar të enjten fushatën e saj zgjedhore. Në hapje të fushatës para simpatizantëve të këtij subjekti politik morën pjesë edhe Besnik Tahiri, Kada Bujupi, Jonuz Salihaj, Jahja Lluka dhe Ahmet Isufi.

Kryetari i AAK-së në Gjilan Ahmet Isufi duke folur për procesin zgjedhor tha se shpreson që gara brenda AAK-së të jetë fer e demokratike.”Pretendimi i AAK-së është që të fitojë zgjedhjet në Gjilan dhe Kosovë” tha Isufi. Sipas tij këtë proces zgjedhor AAK e ka nisur me vonesë për shkak të procesit në Hagë që u zhvillua ndaj liderit të saj Haradinaj.

Isufi tha se AAK po përgatitet maksimalisht sepse shumë shpejt do të kemi zgjedhje nacionale në Kosovë. “Vizioni dhe koncepti që ka AAK është dëshmuar se i duhet Kosovës dhe qytetarëve të saj meqë ky vend ka nevojë për një qeverisje më të mirë dhe më funksionale”.

Mobi Casa

Isufi tha se kanë besim në qëllimin e AAK-së sepse qytetarët kanë nevojë për një jetë më të mirë dhe ne do të punojmë praktikisht në teren për ta kthyer besimin e qytetarit tek qeverisja e ndershme dhe profesionale tha Isufi.

Kreu i AAK-së në Gjilan tha se ky subjekt politik është serioz përkundër sfidave që ka pasur në shtatë vitet e fundit. “Tani Kosovës dhe Gjilanit i duhet një kualitet i ri politik e këtë kualitet e ka Komuna e Gjilanit e cila është edhe model për të tjerët dhe ne do të mundohemi që t`ia ndryshojmë pamjen Gjilanit duke e kthyer atë në një qendër të kualiteteve të larta” tha Isufi.

Kurse Besnik Tahiri nga kryesia qendrore tha se AAK së shpejti do të kthehet në një parti kryesore në Kosovë. Derisa, Donika Kada Bujupi tha se gratë në Kosovë janë kapital i pashfrytëzuar edhe pse ato paraqesin fuqinë e votës.

Jahja Lluka tha se për AAK, Anamorava do të jetë një shënjestër e veçantë sepse AAK tani e tutje do të funksionojë më ndryshe tha ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.