ARKATANA

Isufi: AAK do ta bojkotojë Kuvendin deri në shpalljen e zgjedhjeve

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmeti Isufi, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se ka mundësi që mënyrat e deritanishme të veprimit të ndryshojnë, por megjithëkëtë opozita vazhdon të jetë e bashkuar.

Ai ka thënë se opozita e bashkuar është duke i harmonizuar qëndrimet për atë se si do të veprojë gjatë seancës së nesërme të Kuvendit të Kosovës, duke shtuar se partia të cilën ai e përfaqëson do ta bojkotojë Kuvendin deri në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Mobi Casa

“Për shtatë muaj gazi lotsjellës e ka mbajtur parlamentin e bllokuar, duke pasur parasysh që kjo Qeveri nuk ka mundur t’i realizojë planet të cilat kanë qenë në dëm të Kosovës – realizimi i dy marrëveshjeve që tashmë i konsiderojmë si të vdekura”, ka thënë Isufi, transmeton Telegrafi.

Ai ka theksuar se ata si parti konsiderojnë se përdorimi i gazit lotsjellës e ka arritur efektin e tij, dhe se tash e tutje sipas tij, nevojitet të shtohet presioni qytetar./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.