ARKATANA

Isufi 8 vjeçar, aktor satirik në televizionin zviceran

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Emisioni i njohur “26 minutes” realizon një reportazh të shkurtër, ku aktori kryesor është Isufi, një djalosh 8-vjeçar, shumë aktiv në aktrim.

Çdo të shtunë, në orën 18:45, radio televizioni zviceran RTS transmeton emisionin e suksesshëm “26 minutes”, një emision frankofon javor që trajton aktualitetin shoqëror, duke propozuar lajme fiktive me një ton satirik. I transmetuar që nga 17 janari 2015, emisioni në fjalë është duke korrur gjithnjë e më shumë sukses në Zvicër njofton albinfo.ch.

Përveç ndërhyrjeve të një mysafiri fiktiv, emisioni propozon raporte, intervista, anketa dhe reportazhe fiktive.

Hidromorava

Në reportazhin fiktiv të fundit ka marrë pjesë edhe një vogëlush kosovar, Isuf Ismajlaj (8-vjeçar), i cili luan rolin e një fëmije të dashuruar në futboll. Por ja që kësaj radhe nuk është loja e futbollistëve që e tërheq, por loja e korrupsionit dhe intrigat që po zhvillohen në mes të drejtuesve të FIFA-s. Djaloshi interpreton me shumë talent pasionin e personazhit të tij, i cili me fjalët dhe sjelljet e fëmijës trajton një çështje, e cila tashmë ka pushtuar mediat botërore: korrupsioni në gjirin e administratës së FIFA-s.

Për herë të dytë Isufi i është përgjigjur thirrjes të bërë nga organizatorët e emisionit. Djaloshi 8-vjeçar e ka pasion aktrimin dhe përcjell kurse për teatër në Pully (Lozanë) që nga mosha 4-vjeçare. Babai i tij tregon se tani më Isufi është në përgatitje e sipër të shfaqjes së tij të katër në teatër./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.