Fundamenti

Ismet Tafili jep dorëheqje nga “Vatra”

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Duke pasur parasysh se me këto veprime mua po më duket se po i humbet imazhi i “Vatrës”, unë Ismet Tafili jap dorëheqje nga të gjitha strukturat e lëvizjes Vatra.

Duke pasur parasysh se disa herë nuk është respektuar demokracia, morali e dinjiteti njerëzorë në Vatër. Duke pasur parasysh se asnjëherë nuk arritëm te konsolidohemi si e sa duhet, duke pasur parasysh se nuk arritëm të unifikojmë qytetarët e ndjekur e të shpërngulur nga Kosova Lindore, përkatësisht nga fshatrat e Malësisë se Bujanocit (kjo më së miri u pa nga zgjedhjet lokale të vitit 2013, kur arritëm të grumbullojmë vetëm 1600 vota nga ai numër i madh i banoreve që gjenden në Gjilan, Fushë Kosovë, Prishtinë e gjetiu në Kosovë).

Duke u bërë gabime që nuk është dashur të bëhen si në fushën e organizimit e të informimit.

Duke pasur parasysh se disa paraqitje në media të shkruara e elektronike të individëve të caktuar kanë qenë kontradiktore me qëllimin, misionin dhe rrugën e “Vatrës”.

Duke pasur parasysh se disa herë nuk është respektuar hierarkia dhe nuk është konsultuar struktura e “Vatrës”, por ka pasur paraqitje në media të shkruara e elektronike nga individë vetëm sa për t’u dukur e sa për të qenë prezentë, e shpesh duke e demantuar deklaratën apo paraqitjen e mëparshme.

Duke pasur parasysh se janë bërë veprime nga individë te papërgjegjshëm pa u konsultuar me anëtare të kryesisë.

Duke u marrë vendime që kanë qenë në kundërshtim me statusin e lëvizjes Vatra.

ARKATANA

Duke pasur parasysh se edhe unë ndonjëherë nuk kam mundur të ndikojë në orientimin e drejtë e si është më së miri qëllimin e “Vatrës”.

Duke pasur parasysh se jam i ngarkuar me punë tjera, edhe personale dhe nuk po mundem ta jap kontributin tim sa duhet.

Duke pasur parasysh se me këto veprime mua po më duket se po i humbet imazhi i “Vatrës”, unë Ismet Tafili jap dorëheqje nga të gjitha strukturat e lëvizjes Vatra.

Megjithatë, konsideroj se, gjithë çka kam ditur e mundur nuk jam kursyer për të kryer obligimin në shoqatën Vatra e më vonë të shndërruar në Lëvizje (parti) që nga themelimi i saj në vitin 2005.

Besoj se ka njerëz që janë të mirë e punëtorë, por ata duhet hulumtuar, afruar, e me ta duhet të sillemi si vëllezër, duke mos i nënçmuar e injoruar, duke i ofruar e duke i gjetur njerëzit që e donë vendin, shtetin e bashkimin.

Megjithatë, në lejimin e mundësive, do të vazhdojë të kontribuojë për zgjidhjen e problemeve të vendit e të qytetarëve shqiptarë ka thënë Tafili./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.