Ismet Rashiti, njeriu që kujdeset për pastërtinë e qytetit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qytetarët e Gjilanit kur janë në gjumë në orët e hershme të mëngjesit, punëtorët e pastrimit, pastrojnë rrugët e qytetit dhe marrin kontinjerët para shtëpive të tyre duke ju eliminuar mbeturinat e përditshme. Njëri ndër punëtorët më të dalluar është Ismet Rashiti, pjesëtarë i familjes së dëshmorit Agim Rashiti, i cili me punën e tij përpos që është tejet i kujdesshëm me qytetarët, ai ka fituar respekt të jashtëzakonshëm tek qytetarët e Gjilanit me afërsinë që ka me ta.

Ismeti çdo rrugë, lule e parkun e qytetit me përkushtim të madh nuk e lenë asgjë të rastit që qytetarët e tij të ndiejnë ajrin sa më të pastër. “Me përkushtim të madh e kryej këtë punë, së pari për ekzistencën time sepse me këtë punë mbaj familjen time, por mundohem që qytetarëve të mijë sa më mirë t’ju ofroj pastërti në qytet, por t’ju them të drejtën që aspak nuk janë të kujdesshëm, mbeturinat i hedhin vend e pa vend edhe pse janë shportat e mbeturinave ata nuk i vendosin në to dhe kjo përpos që na vështirëson neve punën poashtu e shëmton edhe qytetin e rrugët saj, ku mundet të shfaqën edhe sëmundje të ndryshme”, ka thënë Rashiti.

Hidromorava

Ismet Rashiti ka edhe një porosi duke ju drejtuar qytetarëve e bizneseve, që së paku çdo shtëpi e biznes ta bëjnë pastrimin para shtëpive të tyre e lokaleve të tyre se pastrimi është gjysma e shëndetit./rajonipress/