Fundamenti

Ismet Munishi: Vështirë por do ta mposhtim Feronikelin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Pas pikës së fituar në sekondat e fundit të ndeshjes me rivalin lokal Gjilanin, trajnerin dhe futbollistët e Dritës i pret edhe një sfidë shumë e vështirë ndaj kampionit aktual Feronikelit.

Ismet Munishi edhe pse gjatë tërë javës ka punuar maksimalisht me futbollistët e tij ka hasur në probleme të mëdha, pasi që shumë nga futbollistët e tij nuk do të jenë në gjendje të zhvillojnë takimin për shkak të lëndimeve.
“Ky është futbolli nuk i dihet asnjëherë, gjysmën e skuadrës e kam jashtë përdorimit ndërsa ne kemi një cikël shumë të vështirë të ndeshjeve”.

HW

Edhe pse përkundër lëndimeve të shumta, Munishi është mjaft optimist se futbollistët e tij në këtë ndeshje do të japin maksimumin e tyre edhe pse do të jetë mjaft vështirë.
“Kemi mungesa të shumta në formacion do të na mungojnë Nexhipi, Shillova, Haliti, Kuka, Zeneli, Hashani e Kastrati ndërsa Sejdiu mungon për shkak të kartonëve.
Ne jemi mobilizuar shumë për këtë ndeshje, duhet ta dini se skuadra e Dritës në secilën ndeshje hyn për fitore njëashtu edhe ndaj Feronikelit, i dimë dobësitë dhe kualitetet e kundërshtarit mbetet të vendosin 90 minutat e ndeshjes ndërsa tifozëve të Dritës “Intelektualëve” ju bëjë ftes që në këtë ndeshje ashtu siç dinë vetëm ata të bëjnë festë të futbollit”, thekson trajneri Ismet Munishi./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.