Mobi Casa

Ismet Munishi porosit Prishtinën, pikët mbesin në Gjilan

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Java e 11-të në Vala Superligën e Kosovës sjell derbin në mes Dritës dhe Prishtinës, ky ballafaqim vazhdimisht ka sjellë futboll cilësor dhe shikueshmëri të madhe në shkallët e stadiumit në qytetin e Gjilanit.

Interesant është se për herë të parë në cilësinë e trajnerit në pankinën e Dritës si vendas do të jetë trajneri Ismet Munishi.

Ismet Munishi me skuadrën e Dritës startoi në javën e kaluar me mjaftë sukses duke importuar një pikë nga Skenderaj në ballafaqim me Drenicën.

HW

Për ndeshjen e nesërme në mes Dritës dhe Prishtinës Munishi deklaroi.
“Jemi mobilizuar si asnjëherë më parë ta presim këtë ballafaqim me skuadrën e Prishtinës sa më të përgatitur, gjatë tërë javës kemi punuar duke eliminuar disa dobësi në skuadrën tonë kjo ndeshje për ne është mjaft e rëndësishme unë nga djelmoshat e mi pres angazhim maksimal dhe fitore, tjetër alternativ nuk kemi”.

Trajneri Ismet Munishi përpos që është mjaftë optimist për ndeshjen e nesërme ai ka edhe një porosi të veçantë për tifozët e Dritës “Intelektualët”.

“Ju bëj thirrje të gjithë tifozëve të Dritës nesër le të jenë në shkallët e stadiumit, ata janë tifozët më të mirë por njëherit ata janë futbollisti i ynë i 12-të së bashku me tifozët do tja arrijmë qëllimin tonë duhet kuptuar edhe ata se në KF Drita po fillon një epok e re e futbollit”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.