RCCOLA

Ismet Munishi: Nesër hyjmë për fitore ndaj Besës

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Trajneri i mirënjohur në futbollin e Kosovës Ismet Munishi, që nga fillimi prej se ka marrë pankinën e Dritës vazhdimisht ka qenë optimist edhe pse për shumë njerëz deklaratat e Munishit i kanë marrë jo edhe aq serioze edhe pse ndoshta rezultatet nuk kanë qenë aq evidente, por optimizmi i Munishit ka bërë që shumë çka të ndryshon për të mirë në klubin e Dritës.

Munishi që nga dita e parë është deklaruar se skuadrën e Dritës do ta dërgoj drejt sukseseve në futbollin e Kosovës.

Sfidë mjaft të rëndësishme trajneri Ismet Munishi me futbollistët e tij do ta kenë nesër në ballafaqim me skuadrën e Besës nga Peja në të cilën njëherit do të përmbyllet edhe stinori vjeshtor në Vala Superligën e Kosovës.

RCCOLA

Për këtë ballafaqim dhe për shumë njerëz që janë ende skeptik në udhëheqjen e Munishit në Dritë ai ka një porosi të veçantë.”Po e përsëris për të satën herë Drita do të ngritët në nivele shumë të larta, jam shumë i sigurt për këtë pasi kemi pronarët më të mirë në futbollin e Kosovës e njëashtu stafin së bashku me gjithë futbollistët, ndërsa tifozëria është fantastike dhe duhet të jemi krenar që kemi një tifozëri të tillë”.

Për ballafaqimin me Besën e Pejës për Munishin nuk ka alternativë tjetër përpos fitores.
“Në këtë ballafaqim do të hyjmë për të fituar, neve nuk na interesojnë takimet tjera si përfundojnë ne shikojmë punën tonë, por jam i sigurt se ne nuk luajmë në barazh në fund të stinorit, ne do të luftojmë për Kupën e Kosovës sepse i kemi të gjitha kushtet të cilët na ofrojnë pronarët e klubit dhe jemi klubi më i organizuar në futbollin e Kosovës”, ka përfunduar trajneri i Dritës Ismet Munishi.

Nga 16 takimet e zhvilluara skuadra e Dritës gjendet në pozitën e 10-të me 13-të pikë të tubuara./rajonipress/