Eko Higjiena

Ismet Munishi: Drita ka filluar objektivat e saj

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Pas përfundimit të edicionit vjeshtor të Superligës së Kosovës në Futboll për skuadrën e Dritës nuk ka asnjë minutë pushim, të gjithë janë në vlugun më të madhë të punës së tyre.

Për trajnerin e Dritës, Ismet Munishin i gjithë ky mobilizim në radhët e Dritës është tejet i arsyeshëm pasi skuadra e Dritës është në pjesën e poshtme të tabelës së Vala Superligës.

Lidhur me tërheqjen e shortit në Digitalb Kupën e Kosovës sot në Prishtinë, Munishi shprehet. “Janë disa ndeshje mjaft interesante ne do të ballafaqohemi me Besën në Pejë, do të jetë një ndeshje mjaft interesante dhe e vështirë por nuk është mision i pa mundur, deri me 20 shkurt do të kemi kohë të korrigjohemi dhe këtë ndeshje do ta zhvillojmë si një ndeshje normale”.

HW

Lidhur me transferimin e futbollistëve gjatë pushimit dimëror tek “bardh e kaltërtit” e Dritës njëri ndër trajnerët më të suksesshëm në futbollin e Kosovës Ismet Munishi thekson. “Gjahu jonë ka filluar, secili po kryen punën e vet jemi në bisedime me disa futbollist që kanë shumë kualitet për pak ditë do të bëhet e qartë gjithçka”.

Lidhur me përgatitjet e Dritës trajneri Ismet Munishi thekson se do ti pret një punë e madhe.
“Do të na pret një fazë përgatitore jashtëzakonisht shumë e fort, do të bëjmë një punë të madhe e vetmja mundësi është kjo për t`i arritur objektivat tona”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.