ARKATANA

Ismet Munishi: Besa e fort por ne jemi optimist

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ethet e futbollit pranveror do të fillojnë të shtunën e të dielën në kuadër të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, për skuadrat të cilat ndeshjet e tyre i zhvillojnë në kuadër të 1/8 e finales.

Skuadra e Dritës e cila në afatin dimëror është përforcuar me disa futbollist cilësor, do të jetë udhëtuese në Pejë ku do të takohet me Besën e cila edhe kjo skuadër është përforcuar me disa futbollist cilësor.

Për trajnerin e Dritës Ismet Munishi ky ballafaqim do të jetë mjaft i vështirë, por janë optimist se mund të dalin faqebardhë nga stadiumi i Pejës.

“Do të jetë një sfidë mjaft e vështirë, kemi të bëjmë me një skuadër shumë të fort dhe me traditë siç është Besa, por jam shumë optimist për rezultat të favorshëm”, thekson Munishi.

UBT

Në formacionin e Dritës për dallim nga stinori vjeshtor do të ketë mjaft ndryshime, një gjë të tillë e konfirmon vet trajneri Munishi.
“Ne kemi bërë ndryshime të mëdha në skuadër, është dashur që nga fillimi të ndërtojmë lojën tonë me këta futbollist është një test mjaft i vështirë ndaj skuadrës së Besës e cila në radhët e saj ka futbollist cilësor, por ne do të dëshmojmë se Drita në pranverë do të jetë krejtësisht një skuadër tjetër për dallim nga stinori vjeshtor”.

Trajneri Ismet Munishi të gjitha meritat ia dedikon kryesisë së klubit e cila ka krijuar kushte optimale për punë.
“Ne kemi pasur kushte optimale për punë, në radhët tona nuk kemi kurrfarë problemi siç kanë klubet tjera jemi ndër klubet më të organizuara, kryesia e klubit dhe drejtorët Feti Murseli e Fisnik Kërqeli kanë qenë shumë aktivë gjatë merkatos, ndaj Besës pres nga futbollistët e mijë të japin 120% për një gjë të tillë ata janë zotuar”.

Munishi ka edhe një porosi për tifozët e klubit “Intelektualët”.
“Tifozët më të mirë në vend “Intelektualët” në këtë ndeshje do të jenë futbollisti i ynë i 12-të, së bashku do ta ndajmë të mirën e të keqën”, përfundon Munishi.

Ndeshja zhvillohet të dielën ndërsa takimin do ta drejtoj arbitri Bajram Gashi nga Fushë Kosova./rajonipress/