Eko Higjiena

Ismet Jashari – Komandant Kumanova ( 1967 – 1998 )

/ 3 minuta lexim
United Hospital

– Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

Më datë 25 Gusht 1998 ,
Në vendin e quajtur Bajrak , që nuk di kurrë me u tretë !
Në fshatin e bukur , të quajtur Luzhnicë –
Në luftime kundër forcave çetnike të Serbisë !
Në përpjekje për t’ i tërhequr trupat e dëshmorëve ,
Të luftëtarëve trima , bijve të malësorëve ,
Që kanë rënë një ditë më parë për t’ shtrenjtën liri ,
Ka rënë komandanti i Brigadës 121,
I Zonës Operative të Pashtrikut , nga Kosova –
Ismet Jashari , i njohur si Komandant Kumanova !
Po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin vend –
Në luftë kundër forcave serbe , këta dëshmorë kanë rënë !
Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare t’ Kosovës –
Ka rënë Habib Zogaj – trimi i nënë lokes !
Trim Ismet Jashari – bir i nënës shqiptare ,
U lind në fshatin krenarë , të quajtur Orizare !
Fshat n’ komunë të Kumanovës , iu kishte përshtatë –
Gëzim i madh u shtua n’ familje , n’ vitin 1967 !
Pas epopesë së Prekazit , që Jasharajt i kishte prekë ,
Më 5 , 6 dhe 7 Mars të vitit 1998 ,
Ismet Jashari , në çaste t’ fundit i bënë përgatitjet –
Për të hyrë në Kosovë – luftës që t’ i bashkëngjitët !
Më 11 Mars t’ atij viti , trimat që s’e kishin shoqin –
Për të hyrë në luftë t’ Kosovës , të gjithë e vendosin !
I pari priu Ismet Jashari me Fehmi Lladrovcin ,
Me bashkëshorten Xhevë Krasniqin , apo Xhevë Lladrovcin !
S’ bashku me Bekim Berishën dhe me Mirush Dakën ,
Luftëtarin Fatmir Limajn dhe me Haxhi Shalën !
Bashkë me ta Agim Bajrami edhe të tjerë trima –
Që në luftë s’ i trembte topi , jo as murmurima !
Kështu Ismeti kish vendosë për liri të luftonte –
Futej nëpër zona t’ luftës , kudo që vepronte !
Ku luftonte UÇK-ja e Kosovë kreshnikes –
Dhe arrin shpejt në Likoc , n’ këtë fshat të Drenicës !
Në muajin Mars të vitit 1998 ,
Luftëtarët një vendim e kishin mbështetë –
T’ a formojnë së bashku njësitin ushtarak “Çeliku” ,
Që do t’ ketë bazën në Kleçkë me forca kreshniku !
Luftëtari Ismet Jashari , kudo prinë ma i pari –
Së bashku me Fatmir Limajn , atë trim shqiptari !
Bashkë me Haxhi Shalën , atë trim me nderë ,
Po ashtu me Sadik Shalën edhe shumë të tjerë !

Në muajin Prill të vitit 1998 –
Ismet Jashari UÇK-në e kishte mbështetë !
Me detyra ushtarake n’ Dukagjin ishte vendosë –
Me atë rast në të dy këmbët , ai ishte plagosë !
Më datë 24 Gusht 1998 –
Forcat armike kishin shtuar sulmet mbi këtë jetë !
Sulmonin me topa t’ kalibrave t’ mëdhenj mbi kokë –
Me raketa shkatërrimtare që godisnin tokë me tokë !
Në një mbrëmje , luftëtarët e lirisë kreshnike –
Kishin depërtuar thellë në pozicionet armike !…
Gani Kastrati dhe Afrim Buçaj nga armiku përndiqeshin –
Luftëtarët s’ kishin arritur nga armiku të tërhiqeshin !
Në mëngjes të hershëm të 25 Gushtit –
Ismet Jashari kishte sulmuar me fuqinë e grushtit !
Ai nuk donte që t’i lente kund armikut vend –
Në përpjekje për t’i marrë trupat e ushtarëve të rënë !
Pas disa orëve luftimesh në një distancë të afërt ,
Në altarin e atdheut , në Luzhnicë te zjarret –
Bie në altarin e lirisë duke e mbrojt atdheun ,
Së bashku me Habib Zogajn dhe Nuhi Mazrekun !

UBT

Më 25.08 . 2019 .
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.