United Hospital

Ismet Jashari – hero i popullit ( 16.04.1967 – 25.08.1998 )

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Nga Demir Krasniqi

Po i këndojnë bylbylat nëpër bjeshkë të Sharit –
Luftëtarit t’ shqipes – trim Ismet Jasharit !
Komandant ushtrie me nofkën “Kumanova” –
Që Hero të Popullit e nderoi Kosova !

Njëri ndër figurat t’ lavdishme t’ UÇK-së ,
Ishte luftëtari trim dhe burrë me besë –
Që për ideale fliste të vërtetën ,
Që Lirinë e deshi më shumë se sa jetën !

Ai , më shumë e deshi Atdheun se vetën –
Bëri shumë për neve , që ta gëzojmë jetën !
Për këtë gjithmonë , ne do ta nderojmë –
Për veprat madhështore nuk do ta harrojmë !

Trim Ismet Jashari , u lind n’ Orizare –
Me te, do t’ krenohen mbarë trojet shqiptare !
Për t’ nxënë dituri , nuk i ndahej shkollës –
E filloi n’ vendlindje , ia mësyu Kumanovës !

Biri i Orizares , n’ këtë malësi kreshnike –
Si gjimnazist kyçej n’ jetën politike !
Pushteti i atëhershëm nuk e la n’ këtë trevë –
Ismeti e vazhdoi gjimnazin në Preshevë !

Vazhdimisht përcillej nga organet e sigurimit –
Nuk e lanë ta shohin një ditë të gëzimit !
Për këtë detyrohet në Zvicër të migrojë –
Me shokë t’ idealit , patriotizmin ta vazhdojë !

Edhe n’ diasporë , ai , bënte shumë mundime –
Nëpër demonstrata , nëpër shumë tubime !…
Ismeti , t’ vërtetën po e shprehte hak :
“Liria e një populli fitohet veç me gjak !”

Këtë ideal t’ shenjtë që kishte n’ jetë të vet –
Ismeti , shumë shpejt do ta bëjë realitet !
Ua thotë lamtumirën familjes me radhë –
Për liri t’ atdheut rrugën kishte marrë !

Ua thotë lamtumirën : vajzave , gruas s’ fisit ,
Shokëve , miqve , t’ afërmve dhe t’ gjithë farefisit !…
Të gjithëve që i donte nga rrethi i familjes –
Mori rrugë të mbarë për t’ iu përgjigjur thirrjes :

“Atdheu në rrezik – vendlindja po na thërret !”
Kush e do Lirinë – nuk ka ma se çka pret !
N’ Ushtrinë Çlirimtare t’ Kosovës , ishte nisë –
Radhitet ndër t’ parët e luftëtarëve t’ Lirisë !

Me te ishin bashkë edhe shumë luftëtarë –
Patriot vendas edhe shumë mërgimtarë !…
N’ zona t’ okupuara t’ Drenicës legjendare –
Për ta bërë së bashku luftën çlirimtare !

Aty ku e nisi Komandant Legjendari –
Trimi përmbi trima – bacë Adem Jashari !
Bacë Adem Jashari , na e la amanet :
“Që t’i mbrojmë këto troje – kurrë mos t’i lamë shkret !”

Mobi Casa

“Kurrë këto troje tona sllave nuk kanë qenë –
As për jetë të jetës – sllave nuk do t’ jenë !
Këto troje të shenjta edhe legjendare –
Kanë qenë dhe do t’ jenë gjithmonë toka shqiptare !”

Këto ishin shqipet , trimat e Lirisë –
Që reflektonin dritë dhe shpresë të ardhmërisë !
Që frymëzonin trimat e Ushtrisë Çlirimtare –
Për ta sjellë Lirinë mbi popullatë shqiptare !

Mijëra e mijëra trima u mblodhën ndër ne –
Që s’ kursenin jetën për Liri , Atdhe !…
Komandant “Kumanova” n’ luftë ishte gjithkund –
Në fusha , në male , n’ qytete , n’ katund !…

Në mesin e shokëve , n’ flakë e në barot –
N’ mes të popullatës kurrë nuk rrinte kot !
Ishte shok besnik e ushtar elegant ,
Ishte luftëtarë , po edhe komandant !…

Më 25 Gusht 1998 –
Në Luzhnicë t’ Kosovës , ra dëshmorë për jetë !
N’ aksion t’ guximshëm ra duke luftua –
Për ballë kriminelëve , fare pa u frikësua !

Kështu ra dëshmorë biri i shqiptarisë –
Për të mbetur yll i pashuar i Lirisë !
Trimat si Ismeti , që luftojnë si burrë –
N’ faqe t’ historisë nuk do t’ vdesin kurrë !

Një fjalë t’ urtë e thanë të rinj edhe të vjetër –
Liria është më e shtrenjtë se sa çdo gjë tjetër !
Heronjtë dhe dëshmorët , t’ gjithë janë të pavdekshëm –
Amaneti i tyre mbetet i përjetshëm !

Falë gjakut që derdhën me armë në dorë ,
Si Ismet Jashari dhe mijëra dëshmorë …
Dhe martirë të tjerë që i dolën Zot kombit –
Kosovës i doli zëri i mbarë globit !…

Sot Kosova trime , gëzon pavarësinë ,
Gëzon Sovranitetin , Shtetin dhe Lirinë !…
Lufta e saj kreshnike nuk ka shkuar kotë –
Kosova , sot është Shteti më i ri në botë !

Më 25 Gusht, t’ vitit 2009 –
Udhëheqësit e Kosovës – gradë të lartë i kanë dhanë !
Sot , Ismet Jashari – komandant i Kumanovës –
Për merita shpallet :”Hero i Kosovës !”

Trim Ismet Jashari, deshi të vërtetën –
Që ta duaj Lirinë , më shumë se sa jetën !
Atdheun e deshi më shumë se sa vetën –
Për Lirinë e Shenjtë , ai e përqafoi vdekjen !

Për Lirinë e popullit edhe për Atdhe –
Ai bëri shumë t’ mira që sot i gëzojmë ne !
Ne , Ismet Jasharin gjithë do ta nderojmë –
Këngë t’ bukura lavdie , ne do t’i këndojmë !

Gjilan, më 16.04.2018.
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.