RCCOLA

Ismet Hajdini thotë se fitorja e tyre është e padiskutueshme

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në konferencën për media kryetari i AKR-së, Dega në Gjilan, Ismet Hajdini, që njëherësh është edhe kandidatë i AKR-së për deputetë, pjesë e listës së koalicionit LDK-AKR, ka thënë se kur është në pyetje Anamorava, nuk është më asnjë dyshim se fitorja e këtij koalicioni do të jetë e padiskutueshme në zgjedhjet e 11 qershorit, por se vetëm duhet pritur këtë datë për të parë se sa e thellë do të jetë ajo.

Hajdini, në një konferencë për gazetarë, ka thënë se po punohet në terren dhe nga ajo që është parë deri më tani, mbështetja për AKR-në veçse po rritet dita ditës. Ai ka vlerësuar ecurinë e fushatës deri në këtë fazë dhe ka kërkuar nga të gjithë kontribut që kjo klimë e mirë të jetë deri në fund.

Hajdini ka thënë se ajo çfarë e dallon AKR-në nga të tjerët jashtëzakonisht shumë është programi ekonomik, dhe tha se ndihen shumë mirë që në partneritetin që e kanë arrit me LDK-në për të qenë në koalicion, është vlerësuar ky program dhe se është punuar bashkërisht për një program të përbashkët për zhvillimin e vendit ku program ekonomik i AKR-së zë vend dhe se në sferën ekonomike do të jenë kuadrot e këtij subjekti që do të prijnë.

Hajdini tha se partitë e tjera që kanë marrë shumë pika nga programi i AKR-së, i cili bazohet në zhvillim të fuqishëm, por e keqja e atyre që e kanë kopjuar, sipas Hajdinit është se nuk din me e interpretua sepse nuk është e tyre, por kështu ndodh kur nuk je origjinal por kopje.

UBT

Hajdini i AKR-së ka vlerësuar në tërësi programin, por ka përmendur vetëm disa pika të fuqishme të saj në fushën ekonomike duke vënë në pah se AKR-ja i kushton rëndësi të madhe rinisë andaj edhe ka paraparë Fondin për gjeneratat e reja, për Rinin, pastaj me AKR-në në qeverisje nuk çdo familje do të ketë së paku një të punësuar, qysh nga viti i dytë i mandatit qeverisë do të kemi rritje ekonomike prej 8 për qind, me çka do të ulet
shkalla e papunësisë sepse do të kemi rritje të madhe ekonomike si dhe me AKR në qeverisje do të kemi liberalizimin e vizave pas gjashtë muaj të ardhshëm.

Ndërsa, Vehbi Salihu, shef i Shtabit Zgjedhor i AKR-së së Gjilanit ka thënë se shtabi po funksionon në mënyrën më të mirë po zbatohet agjenda e paraparë dhe në terren janë duke kaluar si është më së miri, pasi po duket qartë mbështetja që po i ofrohet kandidatëve të AKR-së, përkatësisht në përgjithësi koalicionit ku është rreshtuar AKR-ja.

Përndryshe, drejtues të AKR-së, të shtabit zgjedhor, dhe kandidatët për deputetë kanë ftuar Gjilanasit por edhe anamoravën në përgjithësi të dalin në votime me 11 qershor për të votuar për të ardhmen prosperuese, e kjo bëhet duke e votuar koalicionin LDK-AKR-Alternativa thuhet në njoftimin e degës së AKR-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj: