Fundamenti

Ismet Hajdini: Keni vetëm një listë për të votuar në këto zgjedhje e ajo është lista për zhvillimin e Kosovën

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kandidati nga radhët e AKR-së dega në Gjilan në fjalën e tij tha se në këto zgjedhje është vetëm një variant për të votuar. “Është vetëm një variant për të votuar në këto zgjedhje e ajo është një lista e koalicionit LDK-AKR, listë e përbërë nga ekspertë të ndryshëm, listë e zhvillimit të Kosovës, ngritjes së mirëqenies dhe integrimeve Europiane.

Zhegra e heroit kombëtarë Agim Ramadanit, bërë një pritje shumë të ngrohët kandidatëve për deputetë nga koalicioni i shpresës për Kosovën LDK-AKR, përkatësisht kandidatit të AKR-së Ismet Hajdini, dhe kandidatëve të tjerë nga koalicioni Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku Rexhepi, Isa Agushi, Bajrush Ymeri, Avdil Halimi, Labinotë Demi Murtezi, Selvete Shurdhani e Fidan Mustafa.

Kandidati nga radhët e AKR-së dega në Gjilan në fjalën e tij tha se në këto zgjedhje është vetëm një variant për të votuar.
“Është vetëm një variant për të votuar në këto zgjedhje e ajo është një lista e koalicionit LDK-AKR, listë e përbërë nga ekspertë të ndryshëm, listë e zhvillimit të Kosovës, ngritjes së mirëqenies dhe integrimeve Europiane.”

Eco Higjiena

Gjithashtu Ismet Hajdini tha se këto zgjedhje nuk janë të zakonshme sepse lista e kandidatëve e thotë këtë.
“Shikone listën e kandidatëve të kundërshtarëve tanë do të shihni se do të ktheheni 18 vite mbrapa. Për atë ju themi qytetarëve se në këto zgjedhje ka vetëm një listë serioze për të votuar e ajo është ky koalicion me këta kandidat të kohës që do të ndërrojnë Kosovën për të mirë”.

Shtabi i Aleanca Kosova e Re është dega në Gjilan po vazhdon punën me të gjitha strukturat e saj, me çka po shihet vërtet një valë e re e ndryshimeve që do të ndodh me 11 Qershor thuhet në njoftimin e AKR-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj: