Fundamenti

Ismet Beqiri: Po s’e votuam Thaçin president, s’ka LDK-PDK

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, e quajti të suksesshëm vitin e parë të qeverisjes së Isa Mustafës, në raport me kushtet e tij të punës.

Beqiri thotë se LDK-ja ka marrëveshje me PDK-në për ta votuar Hashim Thaçin për President, e nesë kjo nuk bahet, atëherë koalicioni prishet.

Simbas tij, disa deputetë të LDK’s janë ngutë tu’ thanë se s’kanë me votue Thaçin për President.

Mirëpo për Beqirin, marrëveshja me PDK’n s’asht e njajtë me atë që LDK’ja kishte me 3 partitë e opozitës. Ai thotë se marrëveshja u prish prej vendimit të Kushtetueses.

E koalicionin me PDK’n, Beqiri e arsyeton me faktin, se LDK’ja si partia e dytë, nuk kishte si me ndejtë pa asnji post.

Hidromorava

E sa mundet me ndikue ky koalicion te votuesit e LDK’s në zgjedhjet e ardhshme, Beqiri thotë se ata duhet me i përkrahë vendimet e strukturave të partisë.

Sipas tij, protestat e shumta të këtij viti u banë për inat të kryeministrit.

Ai thotë se LDK’ja nuk e voton Demarkacionin me Malin e Zi nëse vërtetohet se humbja e territorit.

Beqiri foli edhe për zgjedhjen e antërares së re të Kushtetueses, dikur kandidate për deputete të LDK’s, derisa opozitës i thotë se edhe Mazllum Baraliu ka qenë kandidat i VV’s.

E ky asht reagmi i Beqirit, i pyetun për thirrjen e Minsitrit të Jashtëm për me protestue për vizat para zyrës së BE’s./zeri/