ARKATANA

Ismet Beqiri: Ka 1001 arsye për të protestuar, por jo me dhunë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se edhe ai i konsideron fyese deklaratat e ministrit serb Jabllanoviq, por zgjidhjen e sheh vetëm në Kuvend, e jo me protesta të dhunshme.

Beqiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se në Kosovë ka një mijë e një arsye për të protestuar, mirëpo jo që kjo e drejtë të shndërrohet në dhunë.
Sa i përket moscaktimit të interpelancës për ditën e martë (një ditë para protestës së ardhshme) që kryeministri t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve për dorëheqjen e ministrit Jabllanoviq, ai tha se kjo do të ishte shmangie. Ndërsa këtë kompetencë e ka vetëm presidentja, kryeministri dhe nënshkrimet e 40 deputetëve.

“Në Kosovë janë 1001 arsye për të protestuar, por as një të vetme arsye nuk e kemi që të përdoret në to dhunë, e të ketë lëndime. Këtë asnjë subjekt politik nuk mund ta arsyetojë”.

Eco Higjiena

“Edhe unë bëj pjesë në grupin e atyre që e konsideron shumë të pamatur, të paqëndrueshëm dhe të pa drejtë pse jo edhe fyese deklaratën e Jabllanoviqit. Por zgjidhjen për këtë e shoh vetëm në Kuvend”, tha ai.

Sa i përket Trepçës, Beqiri ka thënë se ky problem nuk ka lindur sot. Por, siç kujton ai, ka qenë Grupi Parlamentar i LDK-së që ka iniciuar nxjerrjen e një rezolute për Trepçën mandatin e kaluar.

“Grupi Parlamentar i LDK-së ka qenë ai që ka kërkuar dhe kemi nxjerrë një rezolutë për Trepçën mandatin e kaluar, ku është kërkuar një ligj i veçantë për të, që tash i dëgjoni disa të tjerë që as s’e kanë pasur në mend as s’e kanë biseduar këtë punë. Prandaj, nuk qëndroj ajo se ne s’jemi të interesuar”, tha Beqiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.