Fundamenti

Ismajli: Zhegra po i përgjigjet thirrjes për të qëndruar në shtëpi si masë kundër Covid19

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemajli, kanë vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Zhegër ku janë informuar për gjendjen e cila është në këtë fshat gjatë kësaj kohe, e cila nga ekipet shëndetësore është konstatuar e qetë dhe pa shqetësime sa i përket rasteve me Covid-19.

“Deri më tani nuk kemi ndonjë rast të ri që është paraqitur me simptoma që duhet të intervenohet. Fshati është duke respektuar rekomandimet e dhëna nga ekipet shëndetësore për qëndrim në shtëpi. Gjendja është nën kontroll dhe lëvizje të qytetarëve apo të veturave nuk ka. Nëse do të vazhdohet në këtë mënyrë, gjendja do të jetë shumë më lehtë e menaxhueshme deri në tejkalimin e situatës”, kanë thënë mjekët kujdestarë.

GRANDEMALL

Ndërsa, në fjalën e tij, nënkryetari Ismajli ka konfirmuar se Komuna e Gjilanit ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe janë përgatitur tashmë kontigjenti material mbrojtës për familjet e prekura, barnat për trajtim nëse është e nevojshme dhe pakot ushqimore për familjet të cilat janë me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, të cilat, për këto ditë janë shpërndarë dhe do të vazhdohet në këtë drejtim tek të gjitha rastet ku është i nevojshëm intervenimi me mbështetje sociale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.