HW

Ismajli: Zëri i qytetarëve të Dardanisë është zëri i shumicës së heshtur që kërkon ndryshim të jashtëzakonshëm

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Dardania I dhe Dardania II foli njëzëri që janë të bashkuar për ta ndryshuar mentalitetin qeverisës në Gjilan dhe për t’ia kthyer pasqyrën zhvillimore e institucionale qytetit tonë. Banorët e Dardanisë dëshmuan edhe njëherë se janë pjesë aktive e zhvillimit të qytetit ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Në çdo fjalë të tyre ndjeva dashninë e bekuar që kanë për Gjilanin, por edhe shqetësimin e thellë për kaosin urban, të infrastrukturës dhe të investimeve të qëndrueshme të projekteve që janë premtuar por të cilat asnjëherë nuk u realizuan.

Bashkë, ndamë bindjen se qyteti ynë ka nevojë për një qasje të re, për një qeverisje me më shumë përgjegjësi, me plan dhe me njerëz profesionistë të cilët e dinë se si të udhëheqin me politikat publike.

Zëri i qytetarëve të Dardanisë është zëri i shumicës së heshtur që kërkon ndryshim të jashtëzakonshëm.

HW

Dhe, natyrisht, që ky ndryshim do të vijë përmes punës, angazhimit llogaridhënies dhe vizionit tonë për një Gjilan të ri më të zhvilluar dhe me më shumë potencial zhvillimor.

Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, për shpërfaqjen e nevojave konkrete të projekteve të këtyre lagjeve dhe për besimin që po e ndjejmë çdo ditë e më shumë tek qytetarët.

Së bashku me qytetarët e dy Dardanive, po e ndërtojmë, e po e jetësojmë fitoren e madhe të 12 tetorit!

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.