FIDANISHTJA

Ismajli vlerëson lartë punën e Komitetit konsultativ për personat me aftësi të kufizuara

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, e ka vlerësuar lartë punën e Komitetit konsultativ për personat me aftësi të kufizuara.

Këtë vlerësim, Ismajli e ka bërë në tryezën e organizuar nga Forumi Kosova i Aftësisë së Kufizuar me temën “Bashkëpunimi institucional i nivelit lokal me organizatat për personat me aftësi të kufizuar, me fokus të veçantë në të gjitha të arriturat dhe sfidat e Komitetit Konsultativ dhe objektivat e tyre në të ardhmen”.

“Kudo që kam shkuar e kam thënë është që është Komiteti që e vlerësoj më së shumti, i cili e ka një koncept të qartë të punës, duke qenë insistues për realizimin e projekteve në interes të personave me aftësi të kufizuara. Jemi në përfundim të Fshatit të Lumtur, i cili do të përurohet së shpejti. Punët dhe kërkesat e Komitetit që u prezantuan këtu, me të gjitha kapacitetet jemi munduar t’i realizojmë si qeveri komunale, por që ky bashkëpunim do të thellohet në të ardhmen”, ka thënë Ismajli.

Mobi Casa

“Lutja ime për Shoqatat që merren me personat me aftësi të kufizuara është që të jenë në përkrahje të plotë të Komitetit konsultativ të personave me aftësi të kufizuara, sepse është re vetmja ombrellë për realizimi e kërkesave në shërbim të kësaj kategorie të shoqërisë”, shtoi ai.

Në takim kanë paraqitur punën dhe angazhimet, Anita Ademi në cilësinë e kryesueses së Komitetit, Fatmir Shurdhani, Bajram Spahiu, Sami Ahmeti, sikurse edhe kryetari i Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, Bujar Kadriu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.