UBT

Ismajli: Vërshimet shkaktuan dëme të konsiderueshme, kërkojmë nga Qeveria që të formojë fond emergjent për kompensimin e dëmeve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Shtabi për menaxhimin e emergjencave të Komunës së Gjilanit, i aktivizuar nga kryetari, Lutfi Haziri, pas reshjeve të mëdha të shiut, ka mbajtur takim të përbashkët, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli.

Nënkryetari Ismajli, në konferencën për media, ka thënë se Komuna është në gatishmëri të plotë 24 orë, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve që janë prekur pas reshjeve të mëdha.

Ismajli ka njoftuar se nga të dhënat nga terreni, janë dëmtuar katër ura, dhjetëra shtëpi private, derisa dëmet më të mëdha janë në sektorin e bujqësisë.

Ai bëri të ditur se 20 familje që jetojnë afër lumit kanë mbetur pa qasje në rrugë në Pogragjë dhe Sllubicë, duke shtuar se po bëhet përpjekje maksimale për t’iu krijuar qasje nga ekipet e Komunës së Gjilanit.

Mobi Casa

Nënkryetari i Gjilanit theksoi se në infrastrukturën publike do të fillojë sanimi nga nesër përmes operatorëve të kontraktuar, derisa konfirmoi se është formuar Komisioni për vlerësimin e dëmeve në ekonomitë familje dhe në bujqësisë, ku së shpejti do të dilet me raport preliminar.

Numri dy i Komunës së Gjilanit tha në fund se në këtë rast është e domosdoshme ndërhyrja e Qeverisë së Kosovës, për të krijuar fond emergjent për kompensimin e dëmeve.

Ndryshe, Shtabi për menaxhimin e emergjencave në Gjilan, përpos resorëve të Komunës, ka të inkorporuar edhe Policinë e Kosovës, FSK’në, Njësinë e Zjarrfikësve e Qendrën 112./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.