ARKATANA

Ismajli: Vendimi i qeverisë për masa shtesë ishte i pa menduar mirë dhe i dëmshëm për bizneset

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se vendimi i qeverisë për masa shtesë kundër pandemisë, ishte i pa menduar mirë dhe i dëmshëm për bizneset. “Vendimet që merren prej zyrave të qeverisë, pa e parë dhe analizuar gjendjen në terren, gjithmonë janë të dëmshme për bizneset”, ka thënë Ismajli në seancën e sotme të Kuvendit Komunal.

Sipas tij, Komuna ka ndërmarrë masa lehtësuese që janë në kompetencë të saj, siç ishte lirimi nga pagesa e qirasë, ndërkohë po shikohet mundësia që kjo masë të vazhdohet edhe për disa muaj.

Përndryshe, Kuvendi Komunal i Gjilanit, në seancën e sotme të radhës, nën kryesimin e Shpresa Kurteshit-Eminit, ka shqyrtuar raportin financiar janar-shtator 2020, i cili nga pozita u vlerësua jashtëzakonisht i mirë, derisa nga opozita u cilësua raport i mangët dhe jo sqarues sa duhet.

Drejtoresha e Buxhetit, Meral Sadriu Vokshi tha se të hyrat janë realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë parasysh gjendjen e pandemisë që ka mbretëruar në këtë periudhë, ndërkohë Ilmi Limani, zyrtar i Lartë Financiar, dha sqarime shtesë në pyetjet, vërejtjet dhe interesimet e ngritura nga këshilltarët Nevzad Isufi, Isa Agushi, Avdyl Aliu, Krenare Latifi, Erlehta Osmani, Burim Berisha, Hevzi Xhelili, Arijeta Rexhepi, Imrane Thaçi, Shefik Surdulli, Shemsedin Ramushi e Shemsedin Elezi.

Njëherësh Kuvendi miratoi vendimin për formimin e Grupit punues për hartimin e Planit të punës të Kuvendit për vitin 2021, vendimin për modifikimin e atributeve të titullarit të pronave komunale dhe regjistrimin e tyre me emërtimin ligjor, iniciativën për themelimin e Muzeut Etnografik në Gjilan, vendimin për emërimin e Komisionit Komunal të Aksionarëve në KRM “Ecohigjiena” si dhe vendimin për binjakëzimin e Komunës së Gjilanit me Komunën e Kumanovës.

Në pjesën e pyetjeve dhe përgjigjeve, këshilltarët komunalë ngritën interesime rreth menaxhimit të pandemisë (Xhevat Demiri), hapjes së paraleleve shtesë në Mjekësi (Nevzat Isufi), problemin e pronësisë së disa familjeve në lagjen Arbëria, të cilëve tokat u figurojnë në emër të kooperativës bujqësore, (Arijeta Rexhepi), për deponitë ilegale (Arianit Sadiku), mungesën e ambulancës në Zabel (Festa Shabani), lirimin nga puna të grave shtatzëna, sepse janë të rrezikuara nga pandemia (Arta Nuhiu), kompensimin e bizneseve që nuk janë lejuar të punojnë gjatë kësaj fundjave (Isa Agushi), zbatimin e vendimit për korrigjimin dhe plotësimin e emërtimeve (Shefik Surdulli) dhe të tjera.

FIDANISHTJA

Sa i përket vendimit të Kuvendit për plotësimin dhe korrigjimin e emërtimeve, Ismajli sqaroi se është dashur një koordinim me kompaninë e cila merret me këto proces dhe tani ka filluar zbatimi në terren i vendimit.

Ndërkaq, Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal tha se në rastin e grave shtatzëna, vendimi i qeverisë është i qartë.

Sipas këtij vendimi, personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna lirohen nga paraqitja në punë dhe punëdhënësit udhëzohen të krijojnë kushtet për angazhimin e tyre online nga shtëpia, ka sqaruar Kurteshi.

Në lidhje me problemin e disa familjeve në lagjen Arbëria me pronësinë e parcelave, ku ata i kanë të ndërtuara prej vitesh shtëpitë, ndërsa figurojnë në emër të kooperativës bujqësore, drejtori i Kadastrës, Sali Fazliu sqaroi se bëhet fjalë për disa prona që administrohen nga AKP-ja dhe banuesit në këtë vendbanim joformal kanë dy mundësi – një procedurë gjyqësor për njohjen e të drejtës së pronësisë, ose t`i drejtohen AKP-së për t`i blerë, që besoj se do të ofrohen me një çmim simbolik, pasi që fjala është për shfrytëzues të kahershëm.

Kurse sa i përket hapjes së paraleleve shtesë në Mjekësi, që nuk ishin paraparë me konkurs, si dhe punës së shkollave në kushtet e pandemisë, drejtori i Arsimit, Nazim Gagica tha se Komuna nuk ka mandat të hap paralele të reja, por për këtë vendos MASHT-i, ndërkohë që shtoi se të gjitha shkollat e këtushme janë të pajisura me dezinfektues dhe dezinfektohen si dhe dezinfektohen nga stafi teknik çdo ditë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.