Fundamenti

Ismajli uron Skifterat: Uroj që edhe 200 vjet ta trashëgoni këtë kulturë e atmosferë për SC Gjilani

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Me një ceremoni të veçantë, grupi i tifozëve i SC Gjilani, Skifterat, kanë shënuar 20-vjetorin e themelimit.

Në këtë aktivitet, në emër të Lutfi Hazirit ka marr pjesë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, drejtuesit e SC Gjilani, legjendat e klubit dhe mysafirë të shumtë.

“Uroj që edhe 200 vjet ta trashëgoni këtë kulturë e atmosferë për klubin, i cili po na bënë krenar të gjithë neve si qytet. Urime 20-vjetori Skiftera, president Florim Zuka, legjenda të klubit e kryesi e Sc Gjilani. Zoti ju bekoftë”, ka thënë nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli.

FIDANISHTJA

Kurse, drejtori ekzekutiv i SC Gjilani, Sevdail Robelli, tha se sot po e festojnë 20-vjetorin e sakrificës, pasi Skifterat asnjëherë nuk i lanë vetëm, në asnjë rrethanë.

“Në emër të presidentit dhe kryesisë së klubit, ju premtoj që Gjilani këtë vit do ta festojë titullin e kampionit së bashku me Skifterat, të cilët janë akademi e tifozerisë. Këtë kulturë do ta transmetojmë edhe në garat europiane”, ka thënë Robelli.

Atmosferën e ka elektrizuar në fund rock grupi Jericho teksa e kënduan këngën kushtuar Skifterave./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.