RCCOLA

Ismajli: Unifikimi i LDK-së me emrin e Lutfi Hazirit garanton fitore të sigurtë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Lutfi Haziri i ka tejkaluar moti politikat provinciale e të menduarit klanor. Unifikimi i LDK-së me emrin e tij garanton fitore të sigurtë ka shkruar Arbër Ismajli.

Fundamenti

“Veprimi apo secila formë e cila çon kah lëvizjet unifikuese, ka kohë që ka trokitur me të madhe në dyert e secilit veprimtar të LDK-së. Një gjë e tillë po ndodhë edhe tani kur po fillojnë përgatitjet e skuadrave nacionale në futboll. Njësoj sikur edhe në secilën bashkësi tjetër edhe këtu një drejtues i mirë i cili kooperon mençur e me profesionalizëm mund të kalitë një skuadër e cila sjell fitore. Egoistët dhe inatçorët nuk janë të përshtatshëm për skuadra lokale e lëre më për ato nacionale. Një skenar i njëjtë, vlen edhe për politikanët e mendësisë provinciale. Lutfi Haziri i ka tejkaluar moti politikat provinciale e të menduarit klanor! Unifikimi i LDK-së me emrin e tij garanton fitore të sigurtë” ka shkruar Arbër Ismajli./rajonipress/