Eko Higjiena

Ismajli: Unë jam i bindur se me një qeverisje të përgjegjshme, bujqësia në Gjilan do të marrë përkrahjen që e meriton

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Bujqësia në Gjilan do të marrë përkrahjen që e meriton, sepse investimi tek fermerët tanë është investim në zhvillimin ekonomik të Gjilanit ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Bashkë me kandidatët për Anëtar të Kuvendit, z. Arbër Hasani dhe znj. Drenushë Maloku Bejtullahu, ishte kënaqësi të vizitojmë fermerët e përkushtuar të fshatit Pograxhë, z. Kushtrim Rexhep Aliu, z. Bedri Rexhepi dhe z. Ardian Xhemaili, të cilët me punën e tyre të jashtëzakonshme po japin shembullin e veçantë se si bujqësia është njëra ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të komunës sonë.

Bashkë me ta diskutuam për mundësitë e zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë në Zhegër, duke u zotuar se do të jemi gjithmonë afër tyre për t’i mbështetur në rritjen e prodhimit, modernizimin dhe gjetjen e tregut. Unë jam i bindur se me një qeverisje të përgjegjshme, bujqësia në Gjilan do të marrë përkrahjen që e meriton, sepse investimi tek fermerët tanë është investim në zhvillimin ekonomik të Gjilanit.

HW

Një falënderim i veçantë për mikpritjen dhe për angazhimin tyre të jashtëzakonshëm në zhvillimin e kësaj veprimtarie me të cilën ndërtojmë themelet e një ekonomie të qëndrueshme për e mirëqenien e familje tona.

Bashkë, për fitore!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.