Fundamenti

Ismajli u përpoq t’i djegë serverët!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Përpjekja për t’i fshirë të gjitha të dhënat në serverët e Doganës së Kosovës, veçanërisht për t’i eliminuar të gjitha manipulimet që janë bërë me futjen e pasaportave pa doganë, ka lënë pa punë njërin nga zyrtarët e lartë të këtij institucioni, Ali Ismaili.

Para një muaji Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Naim Huruglica, e ka larguar nga puna atë ngase ishte vërtetuar se ai kishte hyrë në Dhomën e Serverit, ku e kishte shkoqur dhe marrë me vete njërën nga pajisjet, e cila shërben për t’i ndezur klimat, pa të cilat serverët digjen, ndërsa të dhënat eliminohet pothuajse tërësisht.

ARKATANA

Burime të gazetës Zëri brenda Doganës së Kosovës, kanë treguar se Ismaili ka pasur për qëllim që ta lërë këtë institucion tërësisht pa të dhëna, dhe njëkohësisht të shkaktojë rrëmujë brenda tij.

“Ismaili ka pasur për qëllim që duke i djegur serverët t’i shkatërrojë ata, dhe njëkohësisht t’i humbë të dhënat për futjen e pasaportave pa doganë dhe për vjedhjen e parave në Pejë. Ai ka dashur gjithashtu që ta sjellë drejtorin e përgjithshëm para aktit të kryer, dhe ta detyrojë Qeverinë e Kosovës që ta shkarojë atë”, tha një burim. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.