Ismajli: U jemi mirënjohës zjarrfikësve të Gjilanit për gatishmërinë dhe mbështetjen e vazhdueshme kundër Covid-19

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka vizituar Njësinë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ku nga afër ka parë angazhimin e tyre maksimal që janë duke e bërë në kuadër të masave që po ndërmerren për parandalimin e koronavirusit.

“Zjarrfikësit e Gjilanit kanë një mobilizim të jashtëzakonshëm dhe janë në funksion e plotë, që krahas intervenimeve të mundshme për fikjen e zjarreve dhe intervenime të tjera sipas detyrës zyrtare, këtyre ditëve janë duke ofruar shërbimet e tyre edhe në dezinfektim, në mbështetje të kontingjenteve me ndihma për rastet sociale”, ka deklaruar Ismajli, pas takimit, njofton kumtesa komunale.

Uji Dea

Në emër të Njësisë së Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ka folur u.d. komandanti, Rabit Murseli, i cili ka ritheksuar zotimin se ata janë në gjendje gatishmërie 24 orë, për intervenim dhe mbështetje për qytetarët, në kuadër të Komunës së Gjilanit./rajonipress/