Fundamenti

Ismajli tregon për zgjerimin e rrugëve në hyrje – daljet e qytetit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kemi filluar punimet në zgjerimin e rrugës nga rrethi përballë Furrës “Vëllezërit Çocaj”, në drejtim të qendrës së qytetit, deri tek semaforat. Kjo punë do të jetë vazhdë e zgjerimit të rrugëve në hyrje-daljet e qytetit, e cila do të përfshijë edhe pjesën kryesore të qendrës së qytetit ka shkruar Arbër Ismajli.

Ismajli ka thënë se ky projekt, përveç ndikimit në shkarkimin e komunikacionit, do të ketë ndikim edhe në përmirësimin e aspektit mjedisor nga zvogëlimi i gazrave dhe zhurmës. Zgjerimi i rrugës në qendër të qytetit, do të jetë në katër korsi, e cila do t’i bashkohet rrugës së Ferizajit.

ARKATANA

“Njëkohësisht, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve, për shkak të punimeve që do të ndodhin këtu, dhe, për shkak të fillimit të futjes së gypit atmosferik në qytet, gyp i cili do të jetë vazhdë nga rrethi përballë Furrës “Vëllezërit Çoçaj”, deri në qendër të qytetit. Kjo trase e rrugës me katër korsi, do ta lirojë Gjilanin nga komunikacioni i ngarkuar, dhe, do ta bëjë një qytet i cili do të jetë pikë referimi nga të gjithë. Çelësi i këtyre projekteve i kontribuon përkujdesjes dhe krijimit të kushteve më të mira për qytetarët, dhe, ndikimin në zhvillimin apo qëndrueshmërinë e bizneseve. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj” ka thënë Ismajli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.