Ismajli: T’i përmbahemi strikt rregullave të profesionistëve të shëndetësisë, të jemi të kujdesshëm maksimalisht

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Nënkryetari i komunës Arbër Ismajli ka kërkuar nga qytetarët gjilanas që të jenë të kujdesshëm maksimalisht dhe ka kërkuar prej tyre që mos të damkosin ata që janë të prekur me Coronavirusin.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Të nderuar qytetarë,
Po bëhet gati një muaj që kryetari z. Lutfi Haziri, e ka themeluar Qendrën Operative dhe Komitetin Emergjent kundër përhapjes së pandemisë së #Covid19.
Gjatë kësaj kohe, kemi parë e dëgjuar jo pak herë se në përgjithësi të infektuarit me Covid 19 në Kosovë, janë ndier të turpëruar, ndërkaq prej të tjerëve kemi parë se i kanë stigmatizuar të prekurit.

Mobi Casa

Një gjë e dimë të gjithë. Nuk është marre me u prek prej Coronavirusit. Marre është të stigmatizohen të prekurit.

Mesazhi im është që të mos i damkosni njerëzit sepse nga kjo sëmundje mund të prekemi secili prej nesh.

T’i përmbahemi strikt rregullave të profesionistëve të shëndetësisë, të jemi të kujdesshëm maksimalisht. Por, pa stigmë, ju lutem!