GRANDEMALL

Ismajli: Të ndarë na thyejnë, e të bashkuar bëhemi kala e besëlidhjeve të reja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ne kemi dëshmuar këtë urtësi edhe nga pragu familjar, nga bankat e shkollës deri te urtësia akademike e Fehmi Aganit dhe presidentit Rugova, kemi mësuar leksionin e historisë së “thuprave”, se të ndarë na thyejnë, e të bashkuar bëhemi kalë e besëlidhjeve të reja ka shkruar Arbër Ismajli kandidati më serioz dhe më koncensual për kryetar të komunës nga radhët e LDK-së në Gjilan.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit.

Miq,
Ajo çka e determinon një shoqëri të konsoliduar është diversiteti në mendime, përplasja e argumenteve dhe unifikimi për të respektuar vendimin e shumicës si vlerë konstante në demokraci, duke respektuar pakicën dhe mendimin ndryshe!

Është postulat i demokracisë se një proces ngritët nga kohezioni njerëzve që i bashkon ideja dhe programi, andaj vetëm ata që kanë këto bindje në respektimin e vlerës, ngritën mbi interesat e veta, duke shprehur gatishmërinë e pranimit se një përzgjedhje e mirë, është ne interesin e të gjithëve!

FITORJA

Shtëpia e urtësia politike, nuk mundet të pranojë përjashtimin, ngase kjo shtëpi e vlerësuar edhe si shkollë akademike, e dëshiron vlerën e çdo aktivisti, durimin dhe punën e vënë me vite nga brezi ne brez për të ndërtuar Demokracinë, Pavarësinë dhe Lirinë e Republikës së Kosovës!

Ne kemi dëshmuar këtë urtësi edhe nga pragu familjar, nga bankat e shkollës deri te urtësia akademike e Fehmi Aganit dhe presidentit Rugova, kemi mësuar leksionin e historisë së “thuprave”, se të ndarë na thyejnë, e të bashkuar bëhemi kalë e besëlidhjeve të reja.

LDK, është këtu për të dëshmuar urtësinë e vetë për një shtet të mirëqenë për të gjithë! Andaj, ne nuk zmbrapsemi, nuk pushojmë dhe nuk ndalemi për të dëshmuar kulturën tonë politike, sepse bashkë bëjmë më të mirën! Dhe vërtetë do ta bëjmë, ngase besojmë në Zot, familje dhe Republikë. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.