HW

Ismajli: Të duash Gjilanin do të thotë të punosh për të me shumë ndershmëri, me përkushtim dhe me dashuri të sinqertë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Ta duash Gjilanin me zemër është një akt i vërtetë patriotizmi qytetar, një ndjenjë dhe një kulturë që sot na duhet më shumë se kurrë ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Gjilanit,

Ta duash Gjilanin me zemër është një akt i vërtetë patriotizmi qytetar, një ndjenjë dhe një kulturë që sot na duhet më shumë se kurrë.

Dashuria për qytetin tonë nuk është vetëm fjalë, por një bindje e thellë se ky vend mund dhe duhet të bëhet më i mirë!

Fundamenti

Edukimi im familjar dhe qytetar më ka mësuar ta respektoj secilin njeri, si dhe kundërshtarin.

Ne duhet t’i themi “mirëmëngjes” njëri-tjetrit edhe pas ditës së zgjedhjeve, sepse përtej politikës, ne jemi bashkëqytetarë, fqinjë, miq, dhe mbi të gjitha, qytetarë të Gjilanit.

Unë nuk do të jem kurrë pjesë e mashtrimit elektoral, sepse ta duash Gjilanin do të thotë të mos e gënjesh, të mos e mashtrosh dhe të mos e vjedhësh.

Të duash Gjilanin do të thotë të punosh për të me shumë ndershmëri, me përkushtim dhe me dashuri të sinqertë për njerëzit e tij.
Gjilani është dashni.

Unë jam biri i përkushtuar i kësaj dashnie për të, dhe zotohem që për këtë qytet do të jap gjithçka nga vetvetja ime.

BashkePerFitore

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.