KKVITI

Ismajli takon veprimtarët më të devotshëm të LDK-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Janë ata që në kohët më të vështira e mbajtën gjallë shpresën, e mbanin gjallë LDK-në, dhe me sakrificën e tyre ngritën themelet e shtetit tonë ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Kam nderin dhe kënaqësinë të jem pranë me disa nga veprimtarët më të devotshëm të LDK-së, njerëz që për dekada kanë dhënë gjithçka për idealin e lirisë, demokracisë dhe ndërtimin e Republikës së Kosovës.

Janë ata që në kohët më të vështira e mbajtën gjallë shpresën, e mbanin gjallë LDK-në, dhe me sakrificën e tyre ngritën themelet e shtetit tonë.

Bisedat me ta janë frymëzim i jashtëzakonshëm për kujtesën se ky vend nuk u bë me fjalë të kota, por me punë, djersë, sakrificë, luftë, e besim të pathyeshëm.

Ne kemi obligim moral dhe politik që këtë trashëgimi ta vazhdojmë me përkushtim, me ndershmëri dhe me vizion të qartë për të ardhmen.

UBT

Familja jonë politike është forca e historisë sonë, është shtylla e Republikës, dhe është e ardhmja që do t’i japë vendit qeverisjen më të mirë të mundshme.

Bashkë me këta njerëz pranë, me këtë vullnet të paepur dhe me këtë frymë të jashtëzakonshme, jemi të bindur se është koha e qeverisjes së popullit, e jo e sundimit të pushtetarëve, është koha më e mirë e ndërtimit të projektit për Gjilanin e ri!

Faleminderit nga shpirti për mbështetjen e sinqertë dhe të palëkundur.

Ju premtoj se asnjëherë nuk do t’ju harroj, as sakrificën tuaj, e besa, as mbështetjen tuaj.

Ky është rrugëtim i përbashkët, dhe vetëm bashkë do ta përcjellim amanetin deri në fund për rikthimin e besimit të qytetarëve në udhëheqjen e Komunës së Gjilanit.

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.