United Hospital

Ismajli takon Hasan Bunjakun, gazetar shumëvjeçar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ishte kënaqësi dhe nder i veçantë, të takojë 76 vjeçarin, Hasan Bunjaku, gazetar i mirënjohur ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i Arber Ismajlit
Të dashur qytetarë,
Ishte kënaqësi dhe nder i veçantë, të takojë 76 vjeçarin, Hasan Bunjaku, gazetar i mirënjohur.

Hasan Bunjaku, me prejardhje është nga Komuna e Kamenicës. Ai erdhi në Gjilan në vitin 1949. Ai ka studiuar në Gjuhë e letërsi në SH.N.P të Prizrenit, si dhe, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Përgjatë një kohe ishte një arsimtarë i denjë. Më pas, ishte gazetari i parë profesionist në Radio Gjilan.

Dikur ishte edhe si korrespodent në Rilindja. Në vitin 1968-70, inkuadrohet në Teatrin e Gjilanit, i cili ishte pjesë e aktrimit në tri shfaqje.
Më pas, edhe lektor gjuhësor, e më pas edhe zyrtar për zhvillimin e arteve në DKRS, në Komunën e Gjilanit.

Hasan Bunjaku, është autor i shumë poezive të botuara. Autor i Monografisë së Desivojcës, së bashku me Faik Shkodrën e Sadri Shkodrën. Ishte edhe përkthyes nga shqipja në sërbisht.

United Hospital

Në vitin 1992, bashkë me shokë, themeloi Shoqatën e Pavarur Kulturore, e më pas edhe manifestimin Kulturor “Flaka e Janarit”.

Dikur ishte edhe kryetar i këshillit Komunal për Kulturë dhe i Këshillit Komunal për Kulturë, Rini e Sport.

Të gjithë këtë biografi të pasur, z. Hasan Bunjaku, e ka bërë deri në vitin 1999, ndërsa, pas luftës ka marrë pjesë në ndonjë dramë, përshkak se ka qenë i sëmurë.

Hasan Bunjaku, do të mbetet emër i madh i jetës kulturore e publike në Komunën e Gjilanit. Ky njeri do të jetoj gjatë në mendjen e shëndoshë të gjilanasve, si doajeni i gazetarisë, nga i cili u inspiruan shumë figura të mëdha publike.

Nga ky njeri mësova se, të jesh gazetar profesional, do të thotë, ta mundosh vetën shumë, deri në arritjen e informacionit ose konkludimeve të dëshiruara.
Faleminderit për gjithçka!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.