Eko Higjiena

Ismajli takon Adnan Sllamnikun, njeriun e urtë me të cilin mburret Gjilani

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Familja Sllamniku, është familje intelektualësh, ku janë shquar gjithmonë për ndershmërinë, humanizmin dhe vlerën e pastër njerëzore të një familje shqiptare. Adnan Sllamniku, me kulturën e një njeriu të qetë, arrinë të jep ndjesinë e një njeriu me një shpirt të madhe skuadre. Adnani, me “Pika 5A”, arriti të jetë një ndërmarrës i suksesshëm, i cili krijoi mundësi dhe hapësirë për të vepruar në tregun e punës ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Të dashur qytetarë,

Për mua është kënaqësi e jashtëzakonshme ta takoj, Adnan Sllamniku, njeriun e urtë e të qetë, njeriun e besës e të fjalës, dhe, njeriun për të cilin mburret qyteti jonë.

Familja Sllamniku, është familje intelektualësh, ku janë shquar gjithmonë për ndershmërinë, humanizmin dhe vlerën e pastër njerëzore të një familje shqiptare.

Adnan Sllamniku, me kulturën e një njeriu të qetë, arrinë të jep ndjesinë e një njeriu me një shpirt të madhe skuadre. Adnani, me “Pika 5A”, arriti të jetë një ndërmarrës i suksesshëm, i cili krijoi mundësi dhe hapësirë për të vepruar në tregun e punës.

E gjithë familja e tij, është familje intelektualësh, e cili arriti të jap kontribut të çmueshëm për vend, e për shtet. Parasegjithash, Adnan Sllamniku, çdoherë ka qenë i gatshëm të sakrifikohej aty ku iu është kërkuar ndihma.

RCCOLA

Adnan Sllamniku, përgjatë viteve të 90-ta, pavarësisht, shtypjes e regjimit të kontrolluar, arriti të bëjë pritimin e shumë dokumentave me vlerë, materiale zgjedhore të kohës, e shumë dokumenteve tjera, të cilat kanë luajtur rol të rëndësishëm në ngritjen e kauzës së shqiptarëve.

Ai asnjëherë nuk heziton që me biznesin e tij, të jetë mbështetës dhe trajtues i nevojave të komunës, e qytetarëve të tij. Adnan Sllamniku, është model tipik, i një njeriu i cili gjithmonë vetën e tij, e baraspeshon me të tjerët.

Familja e tij e ngushtë, është familje intelektualësh, në rangun e profesorëve, mësuesve dhe ndërmarrësve të mirë përgatitur. Përgatitja e tyre profesionale dhe akademike, i bënë ata të jenë më të qasshëm në krijimin e një klime më të favorshme për përmbushjen e nevojave qytetare.

Sa herë të jesh pranë Adnan Sllamnikut, mund të marrësh frymë e energji pozitive. Në fjalët e tij, ka vetëm shpresë dhe ambicie për punë e angazhim, për ndërtimin e përbashkët të Republikës sonë.

Vetitë intelektuale, humaniste dhe idealiste të Adnan Sllamnikut, janë trashëguar edhe nga djemtë dhe vajza e tij, të cilët brenda hapave të Adnanit, gjejnë frymëzim për përshkrimin e një karriere të bujshme e të suksesshme.

Kjo familje e mirëfilltë, ka një mirëorganizim në vete, e cila vazhdimisht jep kontribut të pashoq edhe për shoqërinë, pjesë e së cilës ajo identifikohet.

Adnan Sllamniku, do të mbetet shembulli më i mirë i përkushtimit të një njeriu i cili bartë në vete një energji të madhe e pozitive, ndaj, shërbimit për vendin e qytetarët e tij./rajonipress/