Uji Dea

Ismajli takohet me përfaqësuesit e shoqatës së transportuesve “Anamorava”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – E falënderojë shoqatën për mirëkuptimin e tyre të vazhdueshëm, dhe ju premtojmë që çdo kërkesë e tyre e cila është në kompetencë të komunës, do të shqyrtohet në tavolinën e përbashkët të bisedimeve ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Takova përfaqësuesit e Shoqatës së Transportuesve “Anamorava”, për t’i dëgjuar nga afër kërkesat dhe hallet e tyre. Me këtë shoqatë, jemi dakorduar që bashkë me Policinë e Republikës, të vazhdojmë planin operativ për largimin e taksive ilegal, e cila është një kërkesë reale dhe të cilët po i dëmtojnë rëndë këta transportues.

Siç e kemi thënë edhe më herët, kërkesat e kësaj shoqate do t’i përkrahim përgjithmonë, mirëpo, forma e protestës me sirena dhe me bllokim të komunikacionit është e pa pranueshme, dhe jo kredibile për qytetarët e komunës sonë.

Mobi Casa

E falënderojë shoqatën për mirëkuptimin e tyre të vazhdueshëm, dhe ju premtojmë që çdo kërkesë e tyre e cila është në kompetencë të komunës, do të shqyrtohet në tavolinën e përbashkët të bisedimeve.

Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, që të mos i shfrytëzojnë taksitë ilegale, të cilët me ilegalitetin e tyre të operimit, vazhdimisht i ikin taksave të përgjithshme të cilat kthehen në investime qytetare. Gjithashtu, ata nuk janë të sigurtë në respektimin e rregullave të përcaktuara nga IKSHP-ja, ku mund të paraqesin rrezik permanent për përhapje të virusit.

Vetëdija qytetare, karshi këtyre situatave, mund t’i ndihmojë vetë këta transportuesve legal, dhe rrjedhimisht, ndihmon në ngritjen e kapaciteteve të zhvillimit të komunës./rajonipress/