Uji Dea

Ismajli takohet me Mustafë Shalën, veprimtar i devotshëm e ndërmarrës i sukseseve të mëdha

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Ishte kënaqësi dhe nder i veçantë ta takojë veprimtarin e devotshëm, dhe, ndërmarrësin e sukseseve të mëdha, z. Mustafë Shala. Mustafë Shala, është një intelektual i sojit të veçantë, i cili ka dhënë kontribut të çmuar në avancimin e interesave të vendit, para luftës, përgjatë dhe pas luftës. Ka qenë një aktivist e bashkëfinancues i çdo lloj beteje e cila u organizua në fuqizimin e çështjeve dhe aspiratave të vendit, sidomos, në financimin e luftës sonë nacional çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shkruar Arbër Ismajli.

Ismajli ka thënë se Mustafë Shala, është pronar i Hotel “Kristal”, dhe, pronar i ujit “Dea”. Falë punës dhe besimit të jashtëzakonshëm në fushën biznesore, Mustafë Shala, ka arritur që përmes ujit “Dea”, ta përfaqëson vendin tonë, në arenën ndërkombëtare, duke bërë jehonë me ujin kualitativ dhe shumë të kërkuar i cili i plotëson standardet më të larta të kërkuara.

Përveç tjerash, me operimin e bizneseve të tij, Mustafë Shala, ka arritur të ndikojë direkt në zhvillimin ekonomik në vend, duke ndikuar kështu, në përmirësimin e mirëqenies së një numri të konsiderueshëm familjesh në vend.

RCCOLA

Mustafë Shala, do të jetë përgjithmonë njeri me konsideratë të lartë në vendin tonë, i cili çdoherë, ka qenë i gatshëm të jetë në ballë të çdo beteje me humanizmin, vendosmërinë, dhe burrërinë, prej një intelektuali të pashoq. Fjalët dhe veprat e Mustafë Shalës, do të jenë përgjithmonë të arta.

Njerëzit vigjilent, atdhetar dhe racional, e kuptojnë më së miri rëndësinë e veçantë të këtij njeriu ka shkruar Ismajli./rajonipress/