KKGJILAN

Ismajli takohet me koordinatorin nacional për menaxhimin e COVID 19, Xhevat Demirin

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Jemi shumë mirënjohës ndaj z. Xhevat Demiri, për interesimin e tij të jashtëzakonshëm dhe mbështetjen e tij të parezervë në realizimin e një bashkëpunimi edhe më të ngushtë në relacionin Qeveri-QOE të Gjilanit, në menaxhim sa më të suksesshëm të kësaj pandemie ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Të dashur qytetarë,
Kënaqësi dhe nder i veçantë ta takojë z. Xhevat Demiri, i zgjedhur nga zyra e zv.kryeministrit të Republikës, si Koordinator Nacional për menaxhimin e situatës me COVID19.

Uji Dea

Me z. Demiri diskutuam situatën aktuale me COVID19 në Komunën e Gjilanit, si dhe rrjedhën e menaxhimit të situatës që nga fillimi i operacionalizimit të luftës së përbashkët ndaj saj.

Ai na është falënderuar për menaxhimin e mirë të kësaj situate, mbështetjen dhe trajtimin e të prekurve dhe familjeve të tyre, si dhe u dakorduam që të jemi bashkë në kontinuitet për vazhdimin e trajtimit sa më të mirë të kësaj situate.

Jemi shumë mirënjohës ndaj z. Xhevat Demiri, për interesimin e tij të jashtëzakonshëm dhe mbështetjen e tij të parezervë në realizimin e një bashkëpunimi edhe më të ngushtë në relacionin Qeveri-QOE të Gjilanit, në menaxhim sa më të suksesshëm të kësaj pandemie./rajonipress/