RCCOLA

Ismajli takohet me familjen Zymberi, familje e vlerave teatrore

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kënaqësi dhe nder i veçantë të takojë, Naser Zymberin, i cili rrjedh prej një familje aktorësh, dhe, të cilët dhanë kontribut të çmuar në avancimin e aktrimit dhe Teatrit në përgjithësi. Brenda personalitetit të tij, mund të gjesh përplot vlera, e virtyte të larta njerëzore dhe morale. Nuk thonë rastësisht, se zemra e një aktori është vlera e pastër e një shoqërie të demokratizuar. Andaj, me aktorë sikurse, Naser Zymberi, shoqëria jonë ka arritur t’i ruaj e rrisë vlerat teatrale, me synimin e përbashkët që fusha e aktrimit të jetë vlerë shpirtërore e të gjithë atyre që e duan Teatrin ka shkruar Arbër ismajli.

Postimi i Arbër Ismajlit

Naser Zymberi, punën si aktor teatri e ka filluar në vitet 1976 / 77 në Prishtinë me rolin Senektus në dramën “Kaligula” të Albert Camy në Teatrin Akademik “Ramiz Sadiku” të Universitetit të Prishtinës. Ka luajtur shumë nga rolet kryesore në Teatrin Kombëtar të Gjilanit.

Mobi Casa

Ai jeton dhe vepron në Gjilan. Në Teatrin e Gjilanit vazhdoi punën e filluar në Prishtinë si aktor me rolin e Robertit në komedinë “Çertifikata e kurorëzimit” e autorit Efraim Kishon, për të vazhduar më vonë me rolin e Rexhep Lakrit në komedinë “Ëndërr apo zgjëndërr” të autorit Josif Papagjoni, Plaku Montag në “Romeo e Zhulieta”të Uilliam Shekspir,Dinit në komedinë “Mos e prek” të dramaturgut të ri Zymber Kelmendi, Palit në “Darka Publike” të Teki Dervishi, Babai në “Trokitje” të Fadil Hysaj etj.

Naser Zymberi, ka qenë edhe drejtor i Teatrit, kryetar i Shoqatës Sindikale të Teatrit, e shumë funksione tjera, të cilat kanë bërë që Naser Zymberi, të jetë një kontribuues i madh i fushës teatrale.

Ndërkohë që, para luftës, shtëpia e tij ka qenë teatër, e cila u shfrytëzua shumë nga aktorët për përgatitje të skenarëve të ndryshëm, për t’i rezistuar regjimit serb.
Naser Zymberi, do të jetë përherë në mbamendjen e qytetarëve të Gjilanit, por edhe më tej, si një aktordashës dhe udhëheqës Teatri, i cili parasegjithash, luftoi që Teatri të jetë shtyllë kryesore e qëndresës dhe jehonës së popullit tonë ka shkruar Ismajli./rajonipress/