Hidromorava

Ismajli: Takim me energji të jashtëzakonshme në Përlepnicën historike të Zija Shemsiut dhe Xhavit Ahmetit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Bashkë me kandidaten tonë për Asamble Komunale, Gresa Avdiu, ishim në tubimin e madh me Përlepnicën, Kmetocin, Shillovën dhe Verbicën e Kmetocit, ku na e konfirmuan edhe njëherë fuqishëm se qytetarët tanë nuk pranojnë më të mbesin tutje peng i një pushteti të paaftë, që i ka harruar fshatrat dhe qytetin për katër vite ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Vullneti dhe përkrahja që pamë mbrëmë janë dëshmi se koha e mashtrimeve ka mbaruar.
Banorët e këtyre fshatrave e dinë se Gjilani meriton shumë më shumë, meriton zhvillim, meriton projekte konkrete dhe një qeverisje që i shërben qytetarit dhe jo interesave të ngushta të partisë në pushtet.

Ne japim vetëm zotime që do t’i përmbushim bashkë me ju.
Arsimi, infrastruktura, shëndetësia, bujqësia dhe rinia do të jenë prioriteti ynë i parë.
Fshatrat tona nuk do të jenë më të lëna anash, por, do të jenë shtylla e zhvillimit ekonomik të projektit për Gjilanin e ri.

Mobi Casa

Ky entuziazëm që po shohim në çdo tubim është garancia e fitores sonë të madhe plebishitare më 12 tetor.

Faleminderit shumë Përlepnica, Kmetoci, Shillova e Verbicë e Kmetocit për besimin dhe për përkrahjen e jashtëzakonshme.

Vetëm të bashkuar po e nisim një epokë të re për jetësimin e Gjilanit të ri!

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.