UBT

Ismajli: Ta krijojmë një ambient sa më të pastër dhe rekreativ

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ne, u bëjmë thirrje të gjithë vizitorëve të këtij liqeni, që të jeni të vëmendshëm, dhe të gjitha mbeturinat e juaja, t’i hudhni në kontinier, në mënyrë që bashkërisht, ta krijojmë një ambient sa më të pastër dhe rekreativ. Ndërgjegjësimi ynë i përbashkët karshi këtij problemi, mbetet sinonim i vlerave të një shoqërie demokratike, e cila më së shumti duhet t’i kushtojë rëndësi dhe vëmendje të shtuar mirëmbajtjes së hapësirave publike dhe rekreative ka thënë Arbër Ismajli.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë,
Bashkë me Drejtorin e AZHR- Lindje, z. Agim Zeka, vizituam liqenin e Livoqit, ku në kuadër të projektit “Duane Liqenin Tuaj”, po vazhdohet me punë dhe përkushtim në pastrimin e mbeturinave të cilat e rrethojnë këtë liqe.

Mobi Casa

Për shkak të pandemisë, është angazhuar kompania Rajonale “ECO Higjiena”, për pastrim të skajshëm të liqenit. Ne, bashkë me Drejtorin, Zeka, u munduam që të japim kontributin tonë, ku së bashku, theksuam rëndësinë e mbajtjes pastër të hapësirave të këtij liqeni, si dhe, domosdoshmërinë që të rritet vetëdija qytetare karshi ndotjes. Janë vendosur kontenier dhe janë grumbulluar mbi 180 thasë me mbeturina.

Ne, u bëjmë thirrje të gjithë vizitorëve të këtij liqeni, që të jeni të vëmendshëm, dhe të gjitha mbeturinat e juaja, t’i hudhni në kontinier, në mënyrë që bashkërisht, ta krijojmë një ambient sa më të pastër dhe rekreativ. Ndërgjegjësimi ynë i përbashkët karshi këtij problemi, mbetet sinonim i vlerave të një shoqërie demokratike, e cila më së shumti duhet t’i kushtojë rëndësi dhe vëmendje të shtuar mirëmbajtjes së hapësirave publike dhe rekreative.

Falënderim i veçantë shkon për drejtorin e AZHR- Lindje, Agim Zeka, i cili asnjëherë nuk rreshti së vepruari karshi ngritjes së politikave të gjithëmbarshme ndaj ngritjes së vetëdijes dhe vullnetarizmit qytetar për ruajtjen e ujërave dhe mjedisit./rajonipress/