UBT

Ismajli: Super mbrëmje me njerëz të jashtëzakonshëm, Velekinca me mbështetjen e madhe për procesin e së dielës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sonte pata nderin dhe kënaqësinë e madhe të jem në mes banorëve të Velekincës, në një atmosferë të ngrohtë, plot respekt e bashkëbisedim të hapur ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Ju falënderoj nga zemra për mikpritjen e veçantë dhe për mbështetjen e madhe për procesin e të dielës.

Falënderim të veçantë i shpreh kryetarit të Këshillit të fshatit, z. Skënder Bajrami, dhe të gjithë banorëve të Velekincës për organizimin dhe angazhimin e tyre të pandalshëm për proceset historike të ndërtimit të vendimmarrjes politike në Gjilan pas 9 nëntorit.

FIDANISHTJA

Të dielën, më 9 nëntor, ju ftoj me zemër që të dilni masovisht në votime dhe ta përkrahni projektin tonë për “Gjilanin e Ri”, një Gjilan të zhvillimit, të punës dhe të barazisë për çdo lagje e fshat.

Ju garantoj se menjëherë pas fitores, do t’i funksionalizojmë të gjitha Këshillat e fshatrave dhe do ta trajtojmë me prioritet çdo kërkesë e nevojë që vjen nga ju.

Velekinca dhe çdo fshat i komunës do të kenë zërin e tyre të dëgjuar dhe vendimmarrës në qeverisjen tonë.

Bashkë për Gjilanin e Ri!
Përgjithmonë i juaji,
Arbër R. Ismajli

113 #LDK

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.