Fundamenti

Ismajli: Sportistët e qytetit janë shumë të talentuar, por nuk po kanë kushte e mundësi të zhvillohen

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Takim fantastik me sportistët të qytetit. Së bashku me kandidatët tanë për Asamble Komunale, Fatos Ramadanin, Driton Nuhiun, Gresa Avdiun, Isa Muslijin dhe Gentrit Murselin, takuam sportistët e qytetit tonë. Ajo çka pashë nga afër ishte emocioni, vendosmëria, por edhe zhgënjimi për shkak të institucioneve lokale që i kanë lënë pas dore ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Disa klube janë mbyllur, stadiumi nuk ka përfunduar, Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta” dhe Palestra në Zhegër janë jofunksionale, ndërsa pushteti aktual i ka lënë krejtësisht pa hapësira për stërvitje dhe pa mbështetje financiare.

Sportistët e qytetit janë shumë të talentuar, por nuk po kanë kushte e mundësi të zhvillohen dhe të arrijnë ëndrrat e veta.

Sportistët tanë kërkojnë vetëm kushte normale, mbështetje financiare të drejtë dhe më shumë respekt për përkushtimin e tyre.

Ne ju falënderojmë për mbështetjen dhe besimin që na dhatë dhe ju premtojmë se me qeverisjen tonë do të kaloni në një epokë të re zhvillimi e përparimi.

Mobi Casa

Stadiumi dhe sallat sportive do të përfundojnë menjëherë dhe sportistët do të kenë mundësi të zhvillohen dhe sporti i Gjilanit do të rikthehet në kryeqytet të sportit dhe kulturës në nivel Republike.

Së bashku do ta ndërtojmë të ardhmen e sportit në Gjilan, dhe do të jemi pranë jush në çdo hap, e në çdo çast.

Sporti është krenaria jonë dhe me bashkëpunimin tonë, Gjilani do të shkëlqejë si kurrë më parë në këtë fushë me prioritet!

Faleminderit shumë për përkrahjen!

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.