HW

Ismajli: Sporti është edukim, karakter dhe motivim për jetë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Çfarë rinie e jashtëzakonshme. Kaluam një ditë fantastike në “AM Fight Club” në Gjilan. Bashkë me kandidatët për Asamble, Isa Musliji, Nevzad Rushiti dhe Fitim Guda, patëm mundësinë ta shohim nga afër punën e jashtëzakonshme të trajnerëve dhe sportistëve të rinj ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

”AM Fight Club” në Gjilan është një vend ku sporti, disiplina dhe përkushtimi po formësojnë një gjeneratë të re kampionësh.

Jemi krenarë për këto hapësira që i japin rinisë mundësi të shëndetshme dhe frymëzuese për t’u zhvilluar.

Sporti është edukim, karakter dhe motivim për jetë.

ARKATANA

Zotohemi që si qeverisje e ardhshme do të jemi gjithmonë pranë sportistëve tanë dhe klubeve sportive me mbështetje financiare dhe logjistike sepse fuqia e qytetit tonë varion nga rinia e tij e shëndetshme dhe e motivuar.

Faleminderit shumë “AM Fight Club” për angazhimin tuaj të paepur në zhvillimin e sportit dhe nxjerrjen e kuadrove profesionale.

Bashkë, Gjilani do të jetë qytet i veçantë në nivel Republike për politika zhvillimore dhe ndërtimin e vizionit për sportdashësit tanë.

BashkePerFitore

GjilaniPertej

ArberIsmajli #113

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.