Mobi Casa

Ismajli: Situata në Gjilan është e qetë dhe e menaxhueshme, ekipet janë në terren

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Selami Xhemaili, kanë takuar gjatë ditës përfaqësuesit e Komisionit Komunal për Emergjenca, Policinë e Kosovës, shëndetësinë primare, Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik dhe Spitalin Regjional, ku u ritheksua se gjendja është e qetë dhe e menaxhueshme.

Ismajli ka thënë se ekipet mjekësore vazhdimisht janë në terren, ku përsëri përgjatë ditës së nesërme do t’i vizitojnë familjen e prekur në Vrapqiç.

“U njoftuam se gjendja e të prekurve është e mirë, ku po mbahet nën kontroll të vazhdueshme nga ekipet mjekësore. Gjithashtu, ju njoftojë se ekipet tona mobile, janë të gatshëm të ballafaqohen me kërkesat dhe nevojat tuaja, andaj, jemi të gatshëm, në çdo orë, e çdo çast, për t’iu dalë në ndihmë të vazhdueshme të gjithë qytetarëve, në veçanti, zonave të prekura, të cilat po ballafaqohen me këtë pandemi”, ka shtuar nënkryetari Ismajli.

FIDANISHTJA

Me këtë rast, i dyti i Gjilanit ka falënderuar policinë e shtetit, të cilët kanë aktivizuar dhe rritur mekanizmat e tyre në funksion të udhëheqjes dhe menaxhimit të situatës, në Gjilan.

“Poashtu, një mirëseardhje të veçantë për Major, Zejnullah Surdulli, i cili na është bashkangjitur ekipit tonë, ku me punën dhe profesionalizmin e tij, do të na ndihmon në favor të menaxhimit të situatës pandemike”, ka përfunduar Ismajli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.