Fundamenti

Ismajli: Si qytet jemi të privilegjuar dhe me shumë fat, që në radhët tona, kemi vullnetarë si Muhamet Ajrullahu

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ne si institucione komunale, do t’i jem përherë falënderues, Muhametit me ekipën e tij, të cilët nuk kanë së reshturi në depërtimin e tyre për t’i dalë në krahë bashkëqytetarëve tanë ka thënë Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Hidromorava

Të dashur qytetarë,
Si çdoherë, Muhamet Ajrullahu me biznesin e tij, “AR- KATANA”, në vazhdën e aktiviteteve të njëpasnjëshme, po vazhdon me qenë afër nesh në plotësimin e nevojave të komunitetit duke iu dalë në ndihmë me tërë kapacitetin e tij financiarë dhe njerëzorë.
Ne si institucione komunale, do t’i jem përherë falënderues, Muhametit me ekipën e tij, të cilët nuk kanë së reshturi në depërtimin e tyre për t’i dalë në krahë bashkëqytetarëve tanë.

Konsiderojmë se si qytet jem të privilegjuar dhe me shumë fat, që në radhët tona, kemi vullnetarë si Muhamet Ajrullahu, dhe shumë donatorë e vullnetarë tjerë të cilët asnjëherë nuk kursehen për të rritur mirëqenien e qytetarëve, sidomos, kur bëhet fjalë për raste emergjente.
Faleminderit ARKATANA dhe të gjithë humanistëve!
Bashkë ja dalim!